Tronditet Fushë-Kruja, tritol lokalit të biznesmenit, dëme të shumta materiale (Emri+Detaje)

Fushë-Krujë Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Report Tv ka mësuar se shpërthimi ka ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë në lagjen S.M.T të qytetit.

Shqiptarja.com ka mësuar se lokal Zambaku ndodhet poshtë zyrave të OSHEE-së në Fushë-Krujë. Në momentin e shpërthimit lokali ka qenë i mbyllur, por ka qenë aq i fuqishëm saqë është dëgjuar në të gjithë Fushë-Krujën.

Mësohet se pronari është Ibrahim Lami, 50 vjec, i njohur si biznesmen. Lami nuk njihet si person me precedent penalë.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Ndërkohë Policia ka shkuar në vendngjarje. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti