Ajo që do të duhej të shërbente si një mensë për studentët e ardhur nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe që jetojnë në Qytetin Studenti, sot nuk është gjë tjetër veçse një sallë e madhe e lojërave të fatit.
Përkundër deklaratave mediatike të këtyre ditëve të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, në përpjekje për të përfituar politikisht nga protesta e studentëve, në tetë vitet e qeverisjes së saj është bërë privatizimi tek militantët dhe zyrtarët e PD hapësira të konsiderueshme të “Qytetit Studenti”.
Nga një vëzhgim i kryer në “Qytetin Studenti”, sikurse shihni edhe nga këto foto, ish-mensa e dikurshme ku ushqeheshin me qindra të rinj e të reja, prej vitit 2011 është kthyer në një lokal për lojërat e fatit, ku studentët që jetojnë aty humbasin edhe ato lekë që marrin nga familjet e tyre për shkollim.
Por, edhe më skandaloz është fakti se ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani.
Ajo që bie në sy është se procedurat e privatizimit të saj kanë filluar që në vitin 2010, kur Nishani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe kjo forcë drejtonte qeverinë e vendit.
Ndërsa hapja e biznesit daton në 2011, vit kur Bujar Nishani ushtron edhe detyrën e ministrit të Brendshëm në qeverinë “Berisha”.
Një skandal i tillë është faktuar edhe nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit i drejtuar nga Bujar Leskaj i zgjedhur po nga PD-ja.
Sipas raportit përfundimtar të auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (Shtator 2012), rezulton se shitja e objektit “Mensë” si dhe truallit funksional prej 916 m 2 nën administrimin e “Trajtimi i Studentëve Nr.1” sha, Tiranë, rezulton të jetë kryer në shkelje të dispozitave të VKM-së nr. 1638, datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”, Kodi i procedurave administrative, ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
Por, skandali shkon edhe më tej, pasi përveç llotos, vëllai i Bujar Nishanit administron edhe një tjetër ambient me një sipërfaqe të konsiderueshme që shërben për Call Center.
Sikurse këto dy dyqane, në gjithë “Qytetin Studenti” janë një sërë hapësirash studentore me sipërfaqe të konsiderueshme të cilat janë privatizuar nga ish-funksionarë të lartë të PD në vend që ato të ishin mensa, biblioteka apo ambiente të tjera në funksion të studentëve që jetojnë aty./ TEMA
Rrnofte Birisha.i bani studentet qytetare
PërgjigjuJa paska prish punt rilindja prej 1 janari po me siguri do ta qel sallon erotike ? Ku ishin kta studenta ngelsa qe nuk protestun ne at kohe. Me siguri ja kan pas dron Sali Lushnje
PërgjigjuMenuja e sotshme,,ne vend te pilaf me kos kemi nji Bast pitbull -dobermann ,,bercoll vici e kemi zvendsu me Partzani-Flamurtari..fasulet me gara kuajsh,,,dhe ëmbëlsirat kemi nji Derby për femra në volejboll,,,Labinoti-Tomorri ...Do hani gjo tjatër
Përgjigju..PD..,ka privatizu..,dhe "zanun apo "xanun..,gjithe Q.Studenti..!..mire thote Anonimi..,pse nuk ben nje Aksion Kombetar Katharsis_i apo Pastrimi te Territorit..Qeveria Rama?!
Përgjigjumos i gezofshin
Përgjigjuketo lajme shtojn ate ide qe “ky vend nuk behet”. sepse ne i votojme qe te na sherbejne, ata marrin postin e na shikojne ne popullin sikur te jemi miza. ta gjejn nga mos e pandehshin.
PërgjigjuDini ju si e KA kthyer BAR RININE E FIERIT I VELLAI I RAMES ME KOSOVARET TE ARDHUR NE FIER ??MORINAT?? ME B***N PERJASHTA DHE KOKEN BRENDA SI STRUCI FIERI KA VESHUR BREKET ME ZHGARRAVINA TE RAMES DHE ME BUNKIERE NE RRUGE NE VEND TE PEMEVE .SIC BERI XHAXHI ENVERHITLERI NE KOHEN E VET .
PërgjigjuVetem tani e zbuluat tribune e PD ne Q Studenti...nje vend 600 ml larg godines se K.Ministrave. Bravo Rilindja e shpreses se shqiptarve..Nje zhgenjim total.Merruni me plakat qe trafikoine rasat prasi dhe kakerdhi per lulet!!
PërgjigjuSi nuk ju vjen turp....Vetem tani e zbuluat tribune e PD ne Q.Studenti, nje vend 600 ml larg Pallatit Brigadave dhe po kaq nga godina e K.Ministrave..Bravo Rilindje e shpreses se shqiptarve, qe erdhet ne pushtet me karten e ndeshkimit te korupsionit dhe vjedhjes se pasurise se popullit...Nje zhgenjim total....
Përgjigju