Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve

Tirane- ‘Dy protesta ka pasur Shqipëria, ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve, të tjerat janë shfaqje politike’ thotë kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb

Gjatë diskutimit me Shaqirin biseda u përqëndrua tek të rinjtë. Shaqiri tha se një pjesë e të rinjve e shohin politikën si të parën që të investohen. Nuk shikohen tek vetja, të kenë kapacitet dhe më pas të investohen tek politika. 

Për këtë Rama kishte një koment

"Fillojnë të merren me politikë se mendojnë hajde se po kapim ndonjë gjë në politikë duke u lidhur me një parti apo tjetër por është thjesht një iluzion se nuk funksionon" tha Rama. 

E në kuadër të protestave në Shqipëri Rama thotë se vetëm ajo e armëve kimike dhe ajo e studentëve ishin protesta të mirëfillta ku njerëzit ngrinin zërin me forcë. Ndërsa protestat e opozitës, e fundit ajo e 7 tetorit e 'mosbindjes civile'  Rama i quajti shfaqje politike për interesa për pushtet.

Rama veçoi protestën e studentëve e cila grumbullonte njerëz me minuta. Veçoi dhe elementin se studentët nuk pranuan që të politizohej.

"Dy protesta ka pasur në Shqipëri që kanë qenë protesta sa kohë jam unë këtu. Të tjerat nuk janë protesta. Janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protesta. Janë protesta partie. Ok ka një traditë proteste në Shqipëri,  kemi bërë dhe ne kur ishim në opozitë, por ata nuk janë protesta të shoqërisë, por organizime të partisë.

Dy protesta ka pasur Shqipëria: Një ajo e armëve kimike! Sapo unë kam filluar dhe protesta e studentëve. Ato ishin protesta. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje. Kishte elektrizim që shtonte me minuta numrin e njerëzve të përfshirë dhe kishte sens qytetarie. Pavarësisht elementëve brenda. Një tjetër element i protestës së studentë" tha Rama. 

Kujtesë 
Çfarë janë këto protesta?
Protesta e armëve kimike u mbajt në nëntor 2013. Rama sapo kishte fituar zgjedhjet.  Grupe qytetarësh, studentësh dhe veprimtarë të mbrojtjes së mjedisit mbushën bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' para kryeministrisë për të protestuar kundër sjelljes së armëve kimike të Sirisë për t'u përpunuar në Shqipëri. Studentëve iu bashkuan shumë qytetarë të moshave dhe profesioneve nga më të ndryshmet, dhe organizatorët ua dhanë fjalën disave prej tyre. Vala e protestave detyroi qeverinë të tërhiqej nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë.
Protesta e studentëve u mbajt në dhjetor 2018. Në ditët e para të dhjetorit, një ankesë e thjeshtë studentore në fakultetin e arkitekturës për një tarifë shtesë për provimet e prapambetura u shndërrua befas në një protestë që përfshiu të gjitha universitetet. Mijëra studentë u mblodhën para ministrisë së arsimit, me thirrjet “Ulni tarifat”. Kësaj kërkese ju shtuan dhe 3 të tjera. Më 6 Dhjetor, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi vendimin e Qeverisë për të hequr tarifën mbi provimet e prapambetura. Por të nesërmen kërkesat u shtuan dhe më, duke përfshirë që nga rritja e buxhetit për arsimin, te karta studentore apo përmirësimi i kushteve në konvikte. 

Tarifa e fillimit kishte shërbyer si pika e fundit që derdhi gotën e pakënaqësive akademike dhe pamundësive financiare të studentëve. Pas 7 ditë protesta te ministria e arsimit, dhe braktisje të auditorëve, studentët i zhvendosën tubimet e tyre para selisë së qeverisë. 

Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm për dialog me studentët por kërkesa e tij binte në murin e palëkundur të studentëve që refuzonin të hyjnë në komunikim me Qeverinë. Atëherë Rama hodhi dyshimet se ishin të nxitura nga opozita. Nisi një tur vizitash në universitete të ndryshme për të dëgjuar nga afër ankesat e studentëve dhe pedagogëve. Por këto takime u përcollën me dyshime nga të rinjtë, të cilët nuk hoqën dorë nga protesta e cila megjithatë erdhi duke u tkurrur. Ndërsa studentët u shpërndanë për shkak të festave duke premtuar rikthim në sheshe në fillim të Janarit, qeveria miraton më 26 Dhjetor 2018, një paketë vendimesh, që sipas saj i përgjigjeshin kërkesave të studentëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:10
Karrierë me parti? Rama porosit të rintjë: Iluzion! Ndërsa ata që nuk janë për auditor merren me politikë, ata me arsim profesional bëjnë biznes

Promovimi i arsimit profesional dhe nxitja e të rinjve të shkojnë drejtë kësaj rruge që i çon  në një treg pune të sigurtë mbetet një sfidë. Një sfidë është edhe ajo për të ndërgjegjësuar prindërit që të mos çojnë fëmijët në universitet nëse ky i fundit nuk është për atje.

Në podcastin “Flasim” me Gentjan Shaqirin, piloti shqiptar që mund të shkruajë historinë duke u shpallur kampion në FIA CEZ në garën Hill Climb biseda u përqëndrua tek të rinjtë.

Shaqiri tha se një pjesë e të rinjve e shohin politikën si mundësi për të vijuar karrierën e tyre.

Për këtë Rama kishte një koment ndërsa i këshillon të rinjtë se kjo është një iluzion, pasi tashmë po ndryshon struktura si funksionon administrata.

"Fillojnë të merren me politikë se mendojnë hajde se po kapim ndonjë gjë në politikë duke u lidhur me një parti apo tjetër por është thjesht një iluzion se nuk funksionon.

Jo vetëm po ndryshon struktura si funksionon administrate. Nuk është më siç ka qenë më përpara. Ka një pjesë që akoma për të qarë hallin dhe një pjesë tjetër për të qenë krenarë dhe një përfaqësi e saj bëri procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Nderoi Shqipërinë atje se morëm vlerësime maksimale në ballafaqimin e parë teknik se do të kishim dalë skifo nëse nuk do I kishim këta njerëz"

Duke vënë theksin tek arsimi profesional Rama thotë se duhen politika të reja për ti dekurajuar prindërit që ti çojnë në universiteti kur fëmija nuk është për atje.

"Gjëra e dytë që ka filluar të ndryshojë dhe që aty duhet ë bëjmë shumë më tepër e duhet të bashkëpunojmë më shumë me universitetet për ti dekurajuar prindërit që ti çojnë në universiteti kur fëmija nuk është për atje. Jo se fëmija është më pak i zgjuar por se ka të tjera interesa dhe një tjetër situatë, të shkojë në arsimin professional.Ajo sjell tjetër. Sic këta më të mirët integrohen në tregun e punës, dhe ata të tjerët ngelen rrugëve thonë kam një diplomë ekomoniku që nuk I duhet dreqit, e kundërta ndodh me ata të arsimit profesional. Pjesa dërrmuese integrohen në punë.

Efekti tjetër që do të ndihet në vitet e ardhshme siç ata që nuk janë për auditor e fillojnë po merren në politikë të kap ndonjë gjë, këta të arsimit profesional do të nisin të bëjnë bizneset e tyre. Jo thjesht do të vihen në shërbim të dikujt por do të bëjnë bizneset e tyre. Në këtë sens jemi në udhëkryq" tha Rama. 

Ora 09:20
'Pista e Formula 1 në Elbasan' Rama: Jemi në hapat e fundit para firmosjes! Do të jetë sfiduese por dhe motor ekonomie për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaron se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 në Shqipëri.  Automotoparku që po ndërtohet në Elbasan është koncept i cili na u vlerësua shumë nga Formula 1 tha Rama në podkastin “Flasim”  

Me realizimin e këtij projekti Shqipëria do jetë i pari vend në historinë e “Formula 1” që nuk i ka parametrat ekonomike për të qenë në “Formula 1”.

“Pra do të jemi i pari vend në zhvillim që hyn në ‘Formula 1’ dhe ky është rezultat i asaj që ka ndodhur me Shqipërinë dhe me rritjen e reputacionit dhe respektit për Shqipërinë. Është rezultat i një pune të bërë në nivelin e gjithë atyre lidhjeve që ka mundësuar që njerëzit ta shohin Shqipërinë me sy tjetër. Mendoj që ne i kemi arritur këto por nuk them kurrë që mbaroi derisa s’ka mbaruar. Kjo për mua vlen për çdo punë. Jemi në hapin e fundit përpara firmosjes dhe me ndihmën e Zotit besoj do të ndodhi”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se projekti i paraqitur nga Shqipëria është vlerësuar shumë nga “Formula 1” pasi ka në fokus sigurinë rrugore.

Është koncept që na është vlerësuar shumë nga Formula 1. Nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë"

Rama beson se pista ‘Formula 1’ në Elbasan do të jetë një tjetër motor i fuqishëm për ekonominë shqiptare.

Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri. Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Vetë pranon se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një tifoz i Formula 1

“Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje por ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti”

Në podkastin “Flasim” i ftuar ishte Gentjan Shaqiri kampion në sistemin e FIA-s për të gjithë zonën e Europës Qendrore në motorsport.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 12/10/2024 18:36

    Ju z. Kryeministër e keni shumë mirë që doni të ndërtoni pistën F1 në Elbasan. Por mendoj më parë duhet të kishte mbaruar bypass-i i Elbasanit sepse është skandaloze që bëhet vargu i makinave mbi 10-15 km. Fillon në Bradashesh dhe mbaron pasi del nga Elbasani në zonën e Krastës. Dhe ky aks afërsisht 10km përshkohet pa e tepruar e them jo më pak se 40-60 minuta. Dhe kjo është skandaloze dhe e turpshme për një vend që pretendon të mirëpresë gara të F1.

    Përgjigju
  • jani: 12/10/2024 11:47

    NE AKOMA NUK KEMI UJE 24 ORE NE SHTEPI NE TIRANE 24 ORE,,, O PALACO KRYEMINISTER,,TI DO NA BESH PISTE MAKINASH. ..AS PORT NUK KE ME....

    Përgjigju
  • mark: 12/10/2024 11:17

    JEP DOREHEQJEN O ALI BABA ME 40 HAJDUT....KRIJO QEVERINE TEKNIKE....SE HERES TJETER,,DO TA DJEGIM TE GJITHE SELINE E PS...OSE PARTIA E SIGURIMSAVE....

    Përgjigju
    • Julio: 12/10/2024 23:45

      Rrofte Sali Berisha a malok i ndyre vetem dhune e shkaterrim doni ju hale

  • Askushi: 12/10/2024 10:46

    Nuk eshte iluzion jo.eshte e veshtire ta heqesh nga mendja nje populli qe rraca e juaj majtas dhe djathtas keni vjedh pasurite e vendit.po ju vjen dita e ndeshkimit.ne fund fare sa metra dhee keni dhe ju siper

    Përgjigju
  • Askushi: 12/10/2024 10:37

    Shume po e beni por moos jarroni kompesimin e pronare sepse keni qejt te gjithe ju rracat e politikaneve ti anashkaloni.avash avash do i lani gjynofet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë