POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ekskluzive/ Report Tv siguron foton e Marjo Metushaj, i zhdukur në Vlorë një vit më parë

Marjo Metushaj, i denoncuar i zhdukur në Vlorë

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Marjo Metushajt, i riu që është zhdukur në Vlorë më 16 qershor të vitit 2017. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka thënë në Repolitix se Metushaj kishte bërë 7 rrugë drejt Italisë me kanabis dhe një grup kriminal i detyrohej një sasi parash rreth 200 mijë euro.

Marjo Metushaj, i zhdukur më 16 qershor të vitit 2017. Ka punuar si skafist, nuk është paguar për 7 rrugët që ka bërë. Shuma që i takonte është 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn.

Artan Hoxha, gazetari i Report Tv

Marjo Metushaj, i denoncuar si i zhdukur në Vlorë

Marjo Metushaj, është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur. Babai i tij është shprehur se nuk ka shpresa për ta gjetur të gjallë. Në qytetin e Vlorës janë zhdukur disa persona, mes tyre Albano Xhaferri e Ervis Troqe, videon e zhdukjes së të cilit, Report Tv e ka shfaqur ekskluzivisht mbrëmjen e sotme në Repolitix.

f.g./a.de.
Komento