POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ekskluzive-Skandali/ U akuzua për tentativë vrasje, gjyqtarja e Vlorës Herila Çela nxjerr nga burgu Taulant Manajn

VLORË- Arrestohet nga policia 2 herë në harkun kohor të pak muajve, lirohet nga gjykata e Vlorës Taulant Manaj i njohur dhe me mbiemrin Beqiri.


Vendimi i gjyqtares Herila Çela rezulton se është një skandal i radhës në drejtësinë shqiptare ku persona me precedent penal apo të rrezikshëm lirohen nga burgu.


Me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela ka vendosur të heqë arrestin me burg për 28 vjeçarin Manaj duke caktuar për të arrest në shtëpi.


(Vendimi i marrë nga gjyqtarja Çela)

Janë këto pamjet e arrestimit të Manajt në qershor 2018 pasi ai u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.


Por paçka këtyre provave gjyqtarja Çela ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për lënien në fuqi të arrestit duke i dhënë lirinë 28 vjeçarit.


Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës.


Janë këto pamjet e siguruara asokohe ekskluzivisht nga ReportTv ku disa të rinj mes tyre i dyshuar dhe Talunat Manaj Beqiraj u përfshin në përplasjen me armë të ngjashme si “Far West”.

VIDEO/Shkëmbimi i zjarrit në shkurt 2018 në Vlorë

Në muajin Qershor, Beqiraj u prangos por shumë shpejt fitoi lirinë. Liri e cila do të zgjaste deri në Qershor kur ai u arrestua nga policia me armë sërish pa leje ndërkohë që ishte në arrest shtëpie. 
VIDEO/Arrestimi në 23 qershor 2018 i Taulant Manaj

As ky arrestim s’ka mjaftuar që gjykata ta lërë atë në qeli pasi pa kaluar 3 muaj ai rifiton lirinë me këtë vendim të siguruara nga Report Tv dhe firmosur dy ditë më parë nga gjykata e Vlorës.

Ky nuk është rasti i parë kur gjykatat shqiptare lirojnë nga qelitë persona të dyshuar si të përfshirë në krime të rënda apo shkelës të ligjit, ndërsa përplasja me armë dhe precedentët penale dhe thyerja e vendimeve të gjykatave më parë nuk janë vlerësuar si prova nga gjyqtarja Herila Çela.

Në vitin 2014 KLD dha vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna për gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela.

ma.nd.
Komento

Komente

  • astritshpuza: 09/08/2018 17:48

    Qe Herila Cela vazhdon te jete gjyqtare ne gjykaten e Rrethit Gjyqsor Vlore nuk eshte faj i saj eshte faj i KLD Kjo ka qene me paralajmerim per tu pushuar nga detyra kur ish ministri Naco thoshte se e kishte propozuar kldse per ta pushuar .Duket kjo coj zarfin atje ku duhej dhe u la te punoje si gjyqtare .Lenia e saj ne detyre eshte krim i metejshem dhe shtatrrim i drejtesise .Kjo gjyqtare ne vitin 2015-16 ka gjykuar ceshtjen me pale padites Elham Zeqiri dhe te paditur Adela Sorra e AstritShpuza Te paditurit ishin dy nga 15 bashkpronaret qe i ishte njohur e kthyer pasuria me vendimin nr.42 date 11.06.1994 te ish KKKPronve te Bashkise Vlore dhe ky komision megjithse e kishte njoftuar paditsin te lironte banesen ne gusht 1994 prprave sorra me shkrese zyrtare e cila u paraqit ne gjykim dhe paditsi Elam Zeqiri,nuk e liroje deri ne vitin 2015 dhe nuk pranoje te paguante qerane pronarit te baneses , kjo gjtqtare pa thirrur 13 bashkpronaret e tjere ne gjykim dhe pa gjykuar kunderpadine e paraqitur nga Astrit Shpuza megjithse e pranoje te gjykohejKa marre vendimin e paguar per ti marre pronen pronarit te ligjshen njelloj sic ja mori shteti ne vitin 1946 ky vendim ju be i ditur KLD se dhe ajo dergoje per te inspektuar gjykimin dhe megjithse e ka gjetur me shkelje te renda e ka lene ne detyre.Pervec se eshte e etur per te fituar parate nga ata qe paguajne per te marre nje vendim te paguar eshte e pafte profesionalisht vendos ti marre pronen e kthyer pronareve te ligjshem pa i thirrur ne gjykim ,nuk gjykon padine e te paditurit kunderpadites.Kjo e ka konsideron detyren qe i eshte ngarkuar per te bere para por fajtori kryesor eshte KLD .Jam ne pritje te vendosjes nga KLD shkarkimit nga detyra te kesaj gjyqtareje qe nuk pyet per ligje e per drejtesi Kjo e ka sfiduar dhe nuk e njeh dretesi por padrejtesine

    Përgjigju
  • Taip: 07/08/2018 22:36

    Po po te kete shtet I ve hekurat kesaj kurves dhe e con ne biruce ne vend te taulantos, kurse taulantja njekohesisht ka mundesi te bej ndonje Far West tjeter, por kesaj radhe me deshmore... larg qofte! Qenka trimereshe burrneshe kjo herila qe ne zjarrin e vetingut sfidon... bravo moj cuce...

    Përgjigju
  • Anakonda: 07/08/2018 18:25

    Po do baj na i lek kjo apo jo

    Përgjigju
  • Bepi: 07/08/2018 15:34

    Po mor pse jo

    Përgjigju