SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga policia lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Tauland Beqiri, mbrëmjen e djeshme në një dhomë hoteli në Ksamil nga shoku i tij Edison Vyzaj, 28 vjeç.
Përveç dy të rinjve të përfshirë në ngjarjen e ditës së djeshme, në pranga është vënë edhe 24-vjeçari Makaëitage Perera, banues në Itali i cili fshehu armën e zjarrit fill pas plagosjes dhe refuzoi të tregonte detaje lidhur me atë.
Detaje nga plagosja ka refuzuar të tregojë edhe Tauland Beqiri i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes në bark që iu nënshtrua.
Gjatë kontrollit të policisë së Sarandës në hotelin ku u zhvilluar ngjarja ku mbeti i plagosur 28-vjeçari, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme.