VLORË- Arrestohet nga policia 2 herë në harkun kohor të pak muajve, lirohet nga gjykata e Vlorës Taulant Manaj i njohur dhe me mbiemrin Beqiri.


Vendimi i gjyqtares Herila Çela rezulton se është një skandal i radhës në drejtësinë shqiptare ku persona me precedent penal apo të rrezikshëm lirohen nga burgu.


Me vendimin numër 1416 datë 6.8 2018 gjyqtarja Çela ka vendosur të heqë arrestin me burg për 28 vjeçarin Manaj duke caktuar për të arrest në shtëpi.


(Vendimi i marrë nga gjyqtarja Çela)

Janë këto pamjet e arrestimit të Manajt në qershor 2018 pasi ai u kap nga policia e Vlorës duke udhëtuar në një automjet i armatosur dhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.


Por paçka këtyre provave gjyqtarja Çela ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për lënien në fuqi të arrestit duke i dhënë lirinë 28 vjeçarit.


Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës.


Janë këto

">pamjet e siguruara asokohe ekskluzivisht nga ReportTv ku disa të rinj mes tyre i dyshuar dhe Talunat Manaj Beqiraj u përfshin në përplasjen me armë të ngjashme si “Far West”.

VIDEO/Shkëmbimi i zjarrit në shkurt 2018 në Vlorë

Në muajin Qershor, Beqiraj u ">prangos por shumë shpejt fitoi lirinë. Liri e cila do të zgjaste deri në Qershor kur ai u arrestua nga policia me armë sërish pa leje ndërkohë që ishte në arrest shtëpie.