POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Bularati', shpallen 'non grata' 52 ekstremistë grekë, Sandër Lleshi: S'mund të tallen me shtetin tonë

TIRANE - Shqipëria shpall "non grata" 52 ekstremistë grekë pas ngjarjeve të djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë funerale për Konstandin Kaçifa, i cili u vra 10 ditë më parë gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi u shpreh se personat e shpallur të padëshiruar nga autoritetet shqiptare, kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se askush nuk mund të tallet me respektin dhe urtësinë e popullit shqiptar, duke shfaqur ekstremizëm të patolerueshëm, ndërsa paralajmëroi masa ligjore në rast se ata do tentojnë të hyjnë në territorin shqiptar. Një ditë më parë, pas ceremonisë për Kaçifën, antiterroi ndaloi 14 shtetas të ardhur nga Greqia dhe minoritarë për cenim dhe thirrje ekstremiste.

Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi. Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.  Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

Sandër Lleshi, zv/ministër i Brendshëm

Para se zv/ministri të dilte në konferencë për mediat, ishte gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili njoftoi shpalljen e grekëve të padëshiruar. Burime nga antiterrorit sqaruan për Report Tv se këta shtetas të shpallur non grata i përkasin një pjesë e konsiderueshme listët prej 44 personave të kthyer një ditë më parë në kakavijë të cilët nuk u lejuan të futeshin në Shqipëri.

Dhe pse zyrtarisht lista ende nuk është bërë publike, Report Tv ka mundur të mësojë se mes tyre ka dhe emra të përfshirë në jetën politike greke dhe figura publike. Kjo listë e përpiluar nga agjentët e antiterrorit do t'i përcillet Ministrisë së Jashtme e më pas e trupit diplomatik grek edhe me argumentet se përse këta shtetas nuk lejohen në Shqipëri dhe përbëjnë rrezik me praninë e tyre këtu.

Më herët, kryeministri Edi Rama në Twitter reagoi duke iu kundërvënë kritikëve të tij në Shqipëri dhe Greqi, për mënyrën si po reagon shteti shqiptar

Orët e para të mëngjesit të kësaj të premte nga policia e Gjirokastrës u lanë të lirë pasi u proceduan për tubim të paligjshëm dhe kalim të paligjshëm kufiri 14 shtetas mes tyre dhe Babis-Harallambos Karathano ish-deputet dhe politikan grek, por me prindër nga Dropulli i Gjirokastrës. 

Nga ana tjetër është prokuroria e Gjirokastrës e cila tashmë ka nisur hetimet për çfarë ka ndodhur një ditë më parë në Bularat, jo vetëm për banderolat me mbishkrime raciste e urrejtje por edhe bllokimin e rrugës në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë.

l.q.
Komento

Komente

  • MEDI: 10/11/2018 00:37

    Bravo bravo mbeshtetje do kesh vazhdo keshtu

    Përgjigju
  • Geni: 09/11/2018 18:29

    Bete detyren qe e qelluat ate aBosin Grek do bente trimin ne Shqiperi ky te lumte dora efektivit forca Reneas

    Përgjigju
  • ben: 09/11/2018 17:50

    amin qe doli njeri pak patriot

    Përgjigju
  • Poshte tradhetia: 09/11/2018 15:46

    Nese greket kane b*then e Edvin Rames, populli Shqiptar do koken e tij. Edi Rama BURG BURG BURG!!!!

    Përgjigju
  • ???: 09/11/2018 15:28

    Keto duhet te futen ne listen nderkombtare te terrorizmit. S’keni b**e ta beni kete.

    Përgjigju
  • Fredi: 09/11/2018 15:24

    Masa vërtet shumë të rënda..hahahahahahaha!

    Përgjigju
  • Ismail Bej Vlora: 09/11/2018 15:21

    E ta hengsha zemren o shtet. Fund pali-kareve te vorio epirit

    Përgjigju
    • fffff: 09/11/2018 15:59

      profesor xhani

  • CaBone: 09/11/2018 15:07

    Bravo shteti, ashtu ju lumt. Ta marin vesh dhe ata qe smund te tallen dot me ne. Respekte Minister

    Përgjigju
    • Fredi: 09/11/2018 15:23

      A ke tru në kokë ti? Ata nuk u tallën, thjesht të degjeneruan!