'Kaçifa', kalim të paligjshëm kufiri e thirrje antishqiptare, antiterrori ndalon ekstremistin grek dhe 13 të tjerë (Emrat)

GJIROKASTER - Ceremonia mortore për Konstandin Kaçifën u shoqërua edhe me incidente, pasi pjesëmarrësit në kortezh, kryesisht ekstremistë të ardhur nga Greqia, lëshuan thirrje antishqiptare dhe ato për të ashtuquajturin Vorio-Epir. Në fund të funeralit, ata bllokuan aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë në hyrje të fshatit Bularat. Qarkullimi në këtë segment ka qenë i paralizuar për rreth 10 minuta, deri në ndërhyrjen e policisë. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report Tv, se janë shoqëruar 14 persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit rrugës, por ata do të hetohen edhe për kalim të paligjshëm të kufirit dhe thirrjet raciste gjatë ceremonisë. 

Arrestimet e kryera në pikën kufitare të Kakavijës

Report Tv mëson se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis-Harallambos Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën dhe ata që kanë ekspozuar simbolet e Vorio-Epirit gjatë gjithë ceremonisë mortore. Ndërkohë, mediat greke raportojnë se krahas Karathanos, në pranga kanë rënë edhe tre minoritarë si Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti. 

Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull

Babis-Harallambos Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si "Vorio-Epiri është tokë greke" apo dhe "Këtu është Greqi".

Ekstremisti Karathanos në krye të arkëmortit

Babis Harallambos është përfaqësues politik i "Agimit të Artë" dhe i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, ndërsa ka qenë i akuzuar edghe si një prej autorëve të masakrës së Peshkëpisë. Burime për Report Tv pranë Policisë së Shtetit se Karathanos dyshohet të ketë hyrë në Shqipëri ilegalisht. Pas shoqërimit të ekstremistëve nga policia, në ambientet e Policisë në Gjirokastër ka mbërritur kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili ka kërkuar lirimin e tyre. 

Të arrestuarit sipas mediave greke

Më herët, policia bllokoi në kufi 44 shtetas grekë të identifikuar si problematikë, të cilët mbanin me vete uniforma me parulla për Vorio-Epirin dhe flamuj grekë. Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik. Pas insistimit të gazetarit të Report Tv, Arsen Rusta, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke bërë të mundur normalizimin e situatës. 


Lajmi kryesor:

Kaçifas varroset në Bularat, 44 ekstremistë grekë kthehen mbrapsht nga policia shqiptare në Kakavije


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Varrimi i Kacifas në Bularat, Policia e Shtetit jep njoftimin: 12 të shoqëruar, 2 të proceduar

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin lidhur me planin e masave që është marrë në Bularat të Gjirokastrës gjatë varrimit të Kacifas ditën e sotme. Policia bën me dije se janë në total 14 persona të shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastër, 12 prej të cilëve janë të shoqëruar, ndërsa dy janë proceduar penalisht.

Njoftimi i plotë

Komunikatë e Policisë së Shtetit

Gjatë mesditës së sotme, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull, Gjirokastër u zhvillua ceremonia mortore e të ndjerit K.K.

Policia e Shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë mortore, si dhe shmangjen e incidenteve të mundshme që mund të lindnin nga prezenca e personave me prirje ekstremiste, mori një sërë masash parandaluese.

Në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije, Policia ka kryer kontrolle të imtësishme të personave, të cilët vinin nga Greqia për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në Bularat.

Si rezultat i kontrolleve, nuk u është lejuar hyrja  në Shqipëri për 44 qytetarë grekë, të cilët janë kthyer mbrapa, pasi disponoheshin të dhëna se ata mund të krijonin incidente në fshatin Bularat.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve janë evidentuar dhe proceduar penalisht për nxitje të urrejtjes, dy shtetas, të cilët mbanin me vete banderola dhe uniforma që nxisnin urrjetjen.

Gjatë ceremonisë mortore, janë evidentuar  elemente që kanë shpërdorur ceremoninë për qëllime propagandistike ekstremiste.

Në përfundim të ceremonisë nga ana e Policisë janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër 12 shtetas.  Ndaj personave të shoqeruar po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale nga Prokuroria.

Theksojmë faktin mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke ka pasur një bashkëpunim mjaft të mirë për parandalimin e hyrjes së personave me prirje ekstremiste.

Policia Greke kishte marrë masa shtesë në Kakavijë dhe është treguar bashkëpunuese me Policinë Kufitare të Kakavije.

Ora 21:30
Report Tv zbulon emrat, kush janë 14 të shoqëruarit në komisariatin e Gjirokastrës pas bllokimit të rrugës në hyrje të Bularatit

Shkon në 14 numri i të shoqëruarve pas bllokimit të rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavije.

Report Tv ka mësuar se ndër të shoqëruarit ka grekë dhe shqiptarë. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe forcat anti-terror të Fierit, të cilët kanë shoqëruar këta persona.

Ndërkohë që 12 të shoqëruarit e tjerë janë:

Thanas Papas

Dhimitër Konstantinos

Nina Dinos

Jorgos Varelas

Anestis Panajotis

Andrea Kurti

Thoma Stefo

Athanasis Papas

Konstantinos Gizolis

Harallamb Karathano

Pirro Panajoti

Kristo Duci

Theodhor Petropulos

Jorgo Thoma

Ora 20:58
ME VIDEO/ Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip: Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare!

Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.

Kanë qenë gazetarët shqiptarë të cilët kanë insistuar që Dule të flasë në gjuhën shqipe.  Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip. Dule ka shpjeguar se nga policia e Shtetit është informuar se janë arrestuar 12 persona të cilët janë duke u verifikuar dhe për 10 orë do të lirohen.

Gazetarët: Zoti Dule, ju lutem në gjuhën shqipe. Zoti Dule shqip!

Vangjel Dule: “Nga autoritetet policore u njoftuam se bëhet fjalë për 12 shoqërime që janë në proces verifikimi dhe afati maksimal është deri në 10 orë. Shpresojmë që së shpejti të përshpejtohet i gjithë procesi dhe të jenë të gjithë, në normalitetin e tokës së tyre.

Një nga gazetarët e pranishëm: Zoti Dule, keni koment për thirrjet anti-shqiptare që u lëshuan këtu? Jemi në tokë shqiptare?

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 09/11/2018 15:40

    Tolerimi i ceremonise mortore nuk eshte ligeshti. Si ne lufte ashtu dhe ne paqe palet konfliktuese lejojne varrimin pa nderhyrje,me vone gjerat studiohen,sjelljet e nacionalisteve dhe ekstremisteve ne hollesi. Shqiptaret ne kete situate u ballafaquan me sjelljet tejmase te nacionalisteve greke por askush nuk mund ti akuzoje ne asnje forme. Ky akt i lige u mbetet grekeve ne supet e tyre duke u munduar qe te kompromitojne shtetin Shqiptare por ne realitet shenuan autogol. RROFTE SHQIPERIA

    Përgjigju
  • une: 09/11/2018 00:21

    Hiqu "S" te gjithe emrave dhe shikoni se nga jane...

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/11/2018 23:31

    MORALISHT GJITOKASTRA U PUSHTUA NGA EKSTREMISTET GREK POLICIJA DHE USHTRIJA KA RENE

    Përgjigju
  • CaBone: 08/11/2018 23:20

    O e ka dardha bishtin mbrapa? O kta jan shtet leshi qe lejojn thirrje anti shpitare edhe ne shqipri. Po thyrja brinjve sdo dukej mir ne sy te huajve. Kurse Dulja e don nje syve

    Përgjigju
  • ilir: 08/11/2018 21:12

    AUTOXEFTILIZMOS,,,,ku kan përfunduar ,,telendisje me duart e tua i thon kësajqë bën grekët sot.Kjo do ngeli në histori.Vul e zezë. Për këta injorant që kërkojn me se sbën nji hero

    Përgjigju
  • Mandi: 08/11/2018 20:58

    Ooooo shtet legen o gjeveri horash Po ca doni ma mor legena po kerkoni shpjegime ndaj shtetit grek me na ardh ne shqipni marre faqja e zez shkoni mor hora shkoni mor njerz legena

    Përgjigju
  • Miri: 08/11/2018 20:57

    Po si ka mundsi qe keta rpq na vine ketu edhe na bejne ligjin.o Enver hoxha cohu nga varri edhe ti shdukim keta greker njeher edhe per gjithmon

    Përgjigju
  • Labi: 08/11/2018 19:33

    Ore ku jan populli shqiptar se Po na pushtom greku ca esht kjo pun viin leta rpq e bejn ligji n vendin ton

    Përgjigju
  • Emigranti: 08/11/2018 19:24

    Pritni more grek pritni se gjermania e futi Mierditen ne loj dhe rolin qe din te beje me mir per mbrojtejen e kombit

    Përgjigju
    • Mirdita: 08/11/2018 22:51

      Deri dje vella, thuhej balle nalte qe Mirdita nuk ka linde tradhetore. Sot vella, eshte e debatueshme. Neser vella, do vertetohet. Shpresoj te jem 1000% gabim.

  • Plaku: 08/11/2018 19:24

    Na beni nje nder futeni dhe dulen brënda

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 08/11/2018 19:00

    Ç'eshte kjo gervallje?!Ç'eshte kjo pallje e higellime!?Kush ne token e shqipeve po pllet e qirret si sorrshkina qe njellin kob?!!Kjo toke e shqipeve qe te merr gjak ne vetulle.Nuk lejon gervallje e higellima te panatyrshme.Kjo eshte e do te jete sa te kete jete njerezore ne kete palnet, e sa te kete jete njerezore, do te kete shqiptare e bije shqipe mbi kete palnet te Ilirise, do te jete toke e shqipeve.

    Përgjigju
  • Bepi: 08/11/2018 18:50

    Ne burg pushtat

    Përgjigju
  • Burgu i Recit: 08/11/2018 18:41

    Pash besen,se skam si dal,silleni ketu,vetem per dy dit,jo ma teper. Ju lutem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari