Lleshaj medalje nderi zv.drejtorit të Policisë Italiane, Rizi: Lirimin e Alvin Berishës e dëshironim fort

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dekoruar me “Medalje Nderi”, Zv.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane Vittorio Rizzi, për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese mes dy vendeve, në kuadër të luftës së përbashkët kundër krimit.

Gjatë takimit, Lleshaj vuri në dukje bashkëpunimin në operacionin “Los Blancos” i cili shkatërroi kartelin ndërkombëtar të drogës që operonte në 10 shtete dhe drejtohej nga trafikantët shqiptarë.

Vetëm sa për të përmendur operacionin e fundit “Los Blancos” ku roli i Italisë ishte i jashtëzakonshëm, e përmes këtij operacioni u dha një goditje shumë e fortë për krimin e organizuar, por edhe një mesazh shumë i fortë për nivelin e lartë dhe besueshmërinë e qëndrueshme midis strukturave tona të luftës kundër krimit.

Kjo do të thotë se niveli i goditjes është ngjitur lart dhe ka vajtur thellë, flas për nivelin e goditjes kundër krimit të organizuar, gjë që mundëson dhe inkurajon për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe forcën e goditjes në të gjitha katet e krimit të organizuar. Gjithashtu ky operacion na tregon se tashmë niveli i besimit është i konsoliduar dhe ne mund të besojmë më shumë njëri-tjetrit dhe mund të synojmë më tej”, u shpreh Lleshaj.

Ndërkohë në fjalën e tij, zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane Vittorio Rizzi, përmendi operacionin për shpëtimin e Alvin Berishës nga kampi Al Hol në Siri.

Më lejoni të shpreh kënaqësinë jo vetëm në emër personal, por edhe në emër të forcave të policisë italiane, sepse në këtë çast unë jam vetëm një përfaqësues, por puna e jashtëzakonshme për “Los Blancos” dhe për të gjitha operacionet e tjera që zhvillojmë përditë, është një punë e forcave të policisë italiane dhe shqiptare.

Ju falënderoj për përmendjen e përpjekjeve të bëra për lirimin e vogëlushit Alvin. Ishte diçka që sistemi i forcave policore italiane e dëshironte fort. Për t’ju ilustruar nivelin e marrëdhënieve me Policinë Shqiptare, dua t’ju zbuloj një të fshehtë të kësaj historie. Përtej çdo forme zyrtare bashkëpunimi, dakordësia për të nisur përpjekjet për lirimin e vogëlushit Alvin, u arrit gjatë një takimi informal me Ardi Veliun, kur ishim në Santiago të Kilit, me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit. Mjaftoi ajo bisedë 2-minutëshe për të realizuar një operacion që më pas do të na e kishte zili gjithë bota. Kjo është një dëshmi e prekshme e bashkëpunimit dhe miqësisë që lidh këto dy forca të Policisë. Edhe njëherë, faleminderit, e më besoni, jam sinqerisht i nderuar dhe ju falënderoj për këtë vlerësim!” tha Vittorio Rizzi.

1601560334_1601559635rizi.JPG

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 01/10/2020 16:26

    Medalje e merituar, faleminderit z. Rizzi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi