“Eskobari i Shqipërisë” Met Kanani nga tregtar llamarinash, në baron droge në Turqi

Met Kanani, i cili në Turqi njihet si “Eskobari i Shqipërisë” është arrestuar pas një aksioni të antidrogës në qytetin e Bodrumit. Met Kanani me orgjinë nga Memaliaj drejtonte rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Turiqsë, por edhe trafikun e Heroinës nga Afganistani.

Report TV mëson se Met Kanani fshihej prej vitesh në Turqi, por ai ka edhe një biznes në qytetin e Fierit. Duke iu referuar të dhënave të QKR-së Met Kanani është pronari i vetëm i kompanisë “Albtek”, me seli në Fier dhe që merret me tregti, eksport-import si dhe disa funksione të tjera.

Kjo kompani në QKR është me status të pezulluar dhe është krijuar në 28 tetor të 2005-ës. Met Kanani është arrestuar ditët e fundit në Turqi, bashkë me 10 persona të tjerë pasi sapo kishin trafikuar 1.1 ton kanabis drejt Turqisë.

Sipas mediave në Turqi Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të plagosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.

Pavarësisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës në Turqi, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë. Mediat turke theksojnë faktin se Met Kanani, që njihet edhe me emrin Met Metalli, cilësohet edhe si “baron I madh I drogës” pasi kontrollon edhe rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani, Irani dhe Turqia drejt Europës. Met Kanani njihet edhe me emrat “Hiqmet” dhe “Nimet”.



Të dhënat e QKR-së, Met Kanani është pronari i kompanisë “Albtek”, me seli në Fier dhe që merret me tregti, eksport-import

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Izet: 24/03/2018 07:40

    1ooo barishte = escobari shqiperise 600 kg sintetic deogs “coca” = pronari nr drejtim te paditur

    Përgjigju
  • Andi: 23/03/2018 10:19

    Po ajo nendetsja aty eshte e tij?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm