Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili aktualisht mban rolin e shefit të zhvillimit global të futbollit në FIFA, shihet si një emër me peshë dhe eksperiencë të madhe në këtë garë të mundshme. Ai pritet të mbështet fuqishëm nga UEFA, që ka një përplasje të fortë me Infantino-n, që pas tentativës për të nxjerrë aksionet e kompanisë tregtare në shitje.
Një kandidaturë e tij do ta kthente garën për kreun e FIFA-s në një përballje mjaft interesante. Megjithatë vetë Wenger nuk e ka dhënë ende fjalën e fundit, ndërsa afati i fundit për të paraqitur kandidaturën është 18 nënëtor 2026.











Komente
Komento