Ferdinand Dervishi në Report Tv: Izet Haxhia, emri ‘kyç’ për vrasjen e Azem Hajdarit

I ftuar në studion e Report Tv në emision ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga, ishte gazetari Ferdinand Dervishi, i cili foli lidhur me çështjen e shumëpërfolur, vrasjen e Azem Hajdarit dhe implikimin e Izet Haxhisë në gjithë këtë ngjarje. Po ashtu Dervishaj tha se informacionet e SHISH nuk kanë asnjë vlerë ligjore e juridike. Nga ana tjetër ai theksoi se emri i Izet Haxhisë mbetet kyç në çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit, pasi duke qenë personi më i besuar në Partinë Demokratike, ai kishte dijeni për gjithçka që bëhej në atë kohë.


Informacionet e SHISH nuk kanë vlerë ligjore apo të fortë juridike, por të përditshme, informuese, operative, nuk shërbejnë si provë. Dokumenti pa saktësi. Nuk ka logjikë që është përdorur sot ky informacion, por e shikoj si pjesë të lojës për të hedhur baltë në një palë. Izet Haxhia ishte badigardi kryesor i Sali Berishës, natën e vrasjes së Azem Hajdarit, Saliu e ka marrë vesh që janë përfshirë vëllezërit Haxhiaj. Po të dilte Sali Berisha dhe të thoshte që Izet Haxhia vrau Azem Hjadarin, asgjë nuk do kishte ndodhur. Emri i Izet Haxhisë është ruajtur shumë bukur që të mos dilte dhe PD e ka mbajtur këtë të mbrojtur nga implikimet.

Kur Izet Haxhia e akuzonte Saliun nga Turqia, Berisha ka thënë mos u merrni me të se emrin e tij ia kam çuar ambasadës amerikane. Këtu flasim për një grup hetimor që e ka kapur çështjen nga fillimi. Kjo çështje është e lidhur edhe me trafikun e armëve: UÇK dhe grupi tjetër politik kishin lidhje me Shqipërinë, ku edhe furnizoheshin me armë. Trafiku i armëve  solli përplasje midis Azem Hajdarit dhe Haklajve. Këtë përplasje sikur e ushqente Tirana. Ndërsa plagosja e Azem Hajdarit në parlament nuk kishte lidhje me mitingun.

Në Tropojë rrjetat e informimit i kishin shumë të sakta informimet për hakmarrjen. Fatmiri Haklaj nuk i lejoi të bënin një miting në Tropojë dhe aty filloi përplasja e madhe, e cila solli edhe gjakun në Tropojë. Kaseta e incizimit mund të jetë lozur shumë  keq nga të gjitha palët. Unë jam  marrë gjithë kohën me këtë çështje, dhe kam pyetur  një grua atje, ajo më tha se ne kishim të dhëna që pas çdo vrasje dilte emri i Azemit.  Azem Hajdari ishte tip që nuk e njihte frikën fare, ishte shumë i guximshëm. Emri i Izet Haxhisë mbetet kyç për vrasjen e Azem Hajdarit, sepse ai ka dijeni për gjithçka bëhej në atë kohë. Ishte njeriu më i besuar i PD në atë kohë. Kjo është e gjithë historia.  

Ferdinand Dervishaj

Ndërsa lidhur me momentin ku po ekzekutoheshin vrasësit e Azem Hajdarit, Dervishaj tha se :

Vrasja e  Azemit ishte ngjarja me e mirëhetuar në gjithë kohën. Në Tropojë nuk kishin vrarë vetëm Azemin por edhe njerëz të tjerë. A ka pasur dorë shteti për ti pastruar këto grupe ? Ato nuk e bënin vrasjet  në emër të shtetit, por për hesapet e veta. Nëse e thërret Berishën në seancën gjyqësore a do shkojë Berisha? Në këtë rast kur ai nuk është një nga dëshmitarët e vrasjes së Azemit, Berisha nuk besoj të shkojë.

Ferdinand Dervishaj

I pyetur se sa palë e dëshironin këtë vrasje që të shkonin tek grushti i shtetit, ai u shpreh:

Politika shqiptare ka zakon të shpikë ngjarje, ti përdorë deri në ekstrem, e fryn politikisht ngjarjen për të sulmuar kundërshtarin. Motivi i Drejtësisë  shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit: motivi kryesor, hakmarrje. Por më ka bërë përshtypje kur gjykata  e ka shkruar: edhe politike.

Ferdinand Dervishaj

Gjatë bisedës me Denisin, gazetari Ferdinand Dervishi komentoi edhe për takimin e zhvilluar sot midis ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit Donald Lu: 

Kjo është mbështetja e fundit që ambasadori Donald Lu i jep ministrit, por nuk është çudi që diplomatët amerikanë ta kenë mbështetur atë për t’u  bërë ministër i Brendshëm, por ajo video ka një moment që tregon vazhdimësi. Dhe pse amerikanët nuk mund ta bëjnë vetëm këtë punë. Marrja në makinë e ambasadorit Donald Lu është simbol i vazhdimësisë. Pra ka lidhje me këtë pjesë që do vijë ambasadori tjetër  dhe do vazhdojë po me të njëjtin ritëm kjo reformë. Në këtë moment Fatmir Xhafaj ka marrë goditjen, tani ka ulur kokën poshtë kryeministrit, tani kemi një xhafaj të goditur duke pritur përgjigje, por nga ana tjetër nuk po shoh ndonjë performancë të shkëlqyer të policisë. Por po shoh një polici për spastrimin e atyre që ishin implikuar me kanabizimin, kjo është e mira e  vetme. Kemi një polici përtokë, ku kanë krijuar politikat e tyre në polici sikurse politika vetë. Kemi drejtore policie që kanë ngritur linjat e tyre në polici.

Ferdinand Dervishaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë