Fqinjët e dëshmitarit 'X' në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit

Fqinjët e dëshmitarit 'X' në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit

Fqinja dhe Albert Veliu, "Deshmitari X' i PD

Report tv sjell kronologjinë e lëvizjes së familjes së dëshmitarit 'X', Albert Veliu që pas publikimit të audio-përgjimit nga ana e Partisë demokratike. Fqinjët e Albert Veliut i cili banon në një shtëpi dy katëshe në lagjen 'Topana' të Vlorës, tregojnë se dy dite pasi është transmetuar audio- përgjimi, familja e tij është larguar nga shtëpia. 

Pikërisht ky largim ka ndodhur ditën e mërkurë 16 maj rreth orë 20:30 minuta. Fqinjët dëshmojnë se kanë parë dy persona me një makinë të zezë që kishin shkuar poshtë shtëpisë së dëshmitarit 'X'. Pas pak minutash gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut, kanë zbritur nga kati i trete i shtëpisë ku banonin dhe më pas kanë hipur në makinë për t'u larguar. 

Nuk dihet se cilët janë personat që bënë lëvizjen e familjes së Veliut por komshinjtë pohojnë se ata janë disa shokë të Albert Veliu. Ndërkohë vet Albert Veliu është larguar nga shtëpia nje dite me pare, pra të martën me datë 15 Maj, 24 ore pas publikimit të audio-përgjimit (qe eshte bere publik te hene 14 maj) dhe besohet se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Tiranë.

Pas largimit të tij nga shtëpia familjarët kanë qenë në ankth në lidhje me atë se çfarë po ndodhte, madje bashkëshortja e Albert Veliu ka komunikuar me fqinjët e saj ku ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Një nga fqinjët deklaron se bashkëshortja e Albertit i ka thënë se “çfarë i duhet atij (Albertit ) të përzihet sërish më gjëra të tilla, mi mori në qafë djemtë'.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babalja me Dashin e Havasë: 18/05/2018 15:17

    Si u Zhyt kjo PeDe në LLum O njerëz?! Ç'farë bëhet kshu O Zot ?!?! PDja REGJIZORJA dhe ARKITEKTËT , kurse DASHI i HAVASË me BABALEN Aktorët e Hollywoodit !?!!!! Hahahahahahahahahahahaha !?!!!! BABALJA si STALLONE tek Filmi RAMBO! Iku për LESH BUBI edhe PDja me Skenarin Dashi I HAVASË + BABALE KUMARXHIU !!! ESTRADË dhe LLOGJE KAVAJE !?!!! O Nëne O Nëne !! Na Fëlliqët edhe VLORËN o Çamët e keq!

    Përgjigju
  • lili: 18/05/2018 15:04

    po pse mer trim kush do ja bej punet kti njeriut te drejte, kryemafiozet e tjeret, kta pra fukarenjt e hallexhinjt do merren me kto besoj se te duhen akoma me shume fakte qe te vertetosh nqs eshte mashtrues apo jo, he si thua trim hahahaha

    Përgjigju
  • Trimi: 18/05/2018 14:01

    Vetem nje fact me mjafton mua qe ky tipi eshte kokrra mashtruesit: Sipas ketij dhe shqupistave ky argon xhafaj qenka kryemafiozi i vlores.. po e zeme qe keshtu eshte! Por si ka mundesi qe nje kryemafjoz I ketij niveli te takohet me kete " bythe grisurin " ky qenka me borxhe, fukara, I rraskapitur, plus qe do I beka Presion ketij kryemafiozit qe po sipas ketij I paska gjetur pune per djalin ! Sa poshte qe ka Rene shqupi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë