Fotografohen më në fund 3
kafshët më të rrezikuar në SHBA

Fotografohen më në fund 3<br />kafshët më të rrezikuar në SHBA<br>
Pumat prej shumë kohësh ishin shpallur në specie në zhdukje për më shumë se 8 vite, në Amerikën e Veriut. US Fish dhe Wildlife Service ka realizuar një reportazh kushtuar tre kafshëve më të rrezikuara nga zhdukja, dhe ka arritur të bëj 4 foto për secilën.

Pumat në SHBA njihen ndryshe edhe si luanët e maleve ose panterat, fotoja është shkrepur në afërsi të lumit Misisipi. Gjuetia ndaj pumave, maceve të egra dhe drerit shkaktoi dëme kolosale deri në rrezikimin e ekzistencës së tyre. Në vitin 2011 US Fish dhe Wildlife Service kërkoi që macja e egër, puma dhe dreri të futeshin në listën e kafshëve të mbrojtura, kjo ndikoj që të mos zhdukeshin përfundimisht por një gjë është e sigurt që nuk mund ti gjesh aq lehtë për shkak se numri i tyre është i vogël.

Dreri amerikan gjendet kryesisht në pyjet dhe kënetat afër bregdeteve në një numër të kufizuar, miratimi i “Aktit të Specieve të Rrezikuara në vitin 2015 ka kontribuar për mbijetesën e tre kafshëve të rralla në Amerikën Veriore.

[gallery]25428[/gallery]

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot

Nëse keni përjetuar një problem dashurie...çfarë thonë yjet për ju sot