Frikë nga hakmarrja, familja e autorit të masakrës në Mat largohet nga fshati
Kujtim Koxha sot para gjykates
MAT-Familjarët e Kujtim Koxhajt gjatë ditës së sotme janë larguar nga shtëpia e tyre në fshatin Shëlli nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme prej të afërmve të viktimave. Kujtim Koxha pak ditë më parë vrau me armë zjarri tre persona. Ai sot doli para gjykatës, por nuk pranoi të flasë përpara trupit gjykues, ndërsa ka refuzuar avokatin e caktuar nga Gjykata.
Ndërsa gjatë dëshmisë së tij në polici, 54-vjeçari pranoi autorësinë e krimit, por nuk është penduar për tre viktimat që shkaktoi, dy nga të cilët punonjës të Bashkisë, Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, dhe bashkëfshatarin e tij, Hamit Buçi, ndërsa mbeti i plagosur Astrit Hani, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit.
Ai është shprehur se debatoi fillimisht me viktimat, ndërsa njëri prej tyre, Erzen Aliaj e ka goditur me një shpullë, teksa ndodheshin në lokalin e fshatit. Në gjendje të dehur, 54-vjeçari ka dalë nga lokali dhe është kthyer më pas me një armë zjarri kallashnikov, karikatorin e të cilit e zbrazi mbi tre viktimat.
Ngjarja mund të kishte bilanc edhe më tragjik, nëse Kujtim Koxhës nuk do i ishte marrë arma nga dora. Përpara policisë ai tha se ishte ndjerë i fyer nga goditja me shuplakë në sy të bashkëfshatarëve të tij dhe për këtë shkak ndërmori aktin makabër.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4107
Lajme të tjera
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
Krisje me Berishën? Meta: Pas Konventës do shkoj me mijëra anëtarë poshtë ballkonit
25 Prill, 22:11
-
PL e rithemeluar, Meta: Nepotizmi problem! Nëse Kryemadhi do të jetë në Kryesi duhet t'i nënshtrohet një votimi
25 Prill, 22:07
-
Meta: Ja kur ndodhi krisja me Bashën! Bëri 60 emërime fiktive në ministri të Jashtme teksa pushonte te shtëpia ime në Lalëz
25 Prill, 21:58
-
Meta i ashpër me Bashën: Mashtrues, legen, asnjë nuk të njeh babanë, por vjehrrin! S'të njohin vëllanë, por kunatin
25 Prill, 21:56
-
Meta: Tarallaku nuk e di që mbledh dyfishin e njerëzve të 2 marsit para SPAK-ut
25 Prill, 21:49
-
Në listën e zezë të SHBA? Meta: Ndërkombëtarët kanë tentuar të më intimidojnë! Mërzitëm vetëm po më shpalli non grata Klubi i Celtik
25 Prill, 21:45
-
Ilir Meta: Nëse ka urdhër-arrest për mua nuk do të arratisem nga Shqipëria
25 Prill, 21:41
-
Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein
25 Prill, 21:37
-
Gjendje e rënduar mendore? Ja si përgjigjet Meta në 'Frontline'
25 Prill, 21:33
-
Hetimet për CEZ-DIA drejt mbylljes? Meta: Kjo është një përrallë
25 Prill, 21:32
-
Meta: Dumani e Rama oferta Kastriot Ismailajt për të shpifur për mua për dosjen CEZ-DIA! S'jam politikan që shantazhohem
25 Prill, 21:25
Vetëm e vetem se injoranti fshatar deshi te vinte ”nderin” e tij ne vend perballe injoranteve te tjerë fshatare qe do ta mbanin nëpër goje se medemek humbi burrerine nga shuplaka, detyron tani te afermit e tij te ngrihen me kuç e me maç e të shperngulen nga qetesia e shtepise se tyre. Kaq neandërtal i prapambetur, krijesë me ndergjegje të Epokës se Gurit!
Përgjigju