Gafurr Mazreku ‘Qytetar Nderi’, PD: Rama të shkarkojë kreun e Bashkisë Has

Gafurr Mazreku ‘Qytetar Nderi’, PD: Rama të shkarkojë kreun e Bashkisë Has

Selia e PD

Dekorimi i Gafurr Mazrekut "Qytetar Nderi" i Hasit ka përplasur shumicën dhe opozitën në Tiranë. Edhe pse kryeministri Edi Rama u distancua nga vendimi i Këshillit Bashkiak duke i kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, PD thotë se kjo gjë nuk mund ta justifikojë Edi Ramën. PD i kërkon Ramës që të shkarkojë kryebashkiakun e Hasit, që është zgjedhur nga radhët e PS.

Gafur Mazreku është i njohur për skenën politike shqiptare, pasi me 18 shtator të vitit 1997 brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, pas një sherri verbal dhe më pas fizik me deputetin Azem Hajdari ai nxori armën dhe plagosi Hajdarin. Një vit pas atentatit nga Gafurr Mazreku, Azem Hajdarin e përndjek fati tragjik dhe ekzekutohet nga Fatmir Haklaj pranë selisë së PD në 12 shtator 1998.

Pas atentati brenda në Parlament, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, dhe në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Asgjë nuk mund ta justifikojë Edi Ramën në vendimin kriminal për të dekoruar njeriun që qëlloi me armë brenda sallës së Parlamentit Liderin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari!

Firma e prefektit nuk është zgjidhja! Është vetëm një mjet që Edi Rama të mos marrë përgjegjësi!

Edi Rama nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati dhe të fshihet pas Prefektit, sepse Kryetari i Bashkisë së Hasit është i tij, se ai ishte në dijeni të propozimit të kryebashkiakut të tij dhe, mbi të gjitha, Edi Rama ka në dorë ta shkarkojë atë.

Që të tregojë distancim të vërtetë prej vendimit kriminal, Edi Rama duhet ta shkarkojë sot Kryetarin e Bashkisë së Hasit, përfaqësues i Partisë Socialiste, i zgjedhur nga Edi Rama.

Të ruajë të njëjtin standard si me këshilltarët e Kukësit që morën pjesë në protestë, të cilët, në pamundësi për t’i shkarkuar, i përjashtoi nga Partia Socialiste.

Derisa të bëjë këtë akt të vërtetë distancimi, Partia Demokratike e konsideron Edi Ramën si urdhëruesin e dekorimit të atentatorit të Azem Hajdarit, për të cilin do të mbajë përgjegjësi personale!

Reagim i Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale