Garderoba perfekte për çdo
sezon, ja se si mund ta ndërtoni 

Garderoba perfekte për çdo<br />sezon, ja se si mund ta ndërtoni <br>
Çdo sezon në kokën tonë fillon të qarkullojë pyetja: Çfarë të vesh? Por pavarësisht dëshirës së momentit dhe stinës duhet të ekzistojë një garderobë perfekte që nuk skadon kurrë. E për të ndërtuar një gardarobë perfekte të duhen këshillat e duhura. Ikona e stilit francez, Ines de la Fressange dhe blogerja e njohur Caroline Rector, na kanë ndihmuar në lidhje me këtë.

Më poshtë po ju japim disa këshilla që shpresojmë të ndihmojë çdo grua që të krijojë koleksionin e saj ideal. Po përpara kësaj mos harroni që gjithmonë të përsërisni me veten tuaj këtë frazë: Dua të vishem për jetën reale dhe jo për një jetë fantazi.

Zakonisht kur dalim për pazar blejmë veshje që i kemi parë në trupin e një gruaje shumë ndryshe nga ne, apo në ndonjë personazh të një filmi, duke na çuar kështu në një jetë paralele ëndrrash. Nuk ka asgjë të keqe në këtë, por problemi lind kur vjen pyetja:Çfarë të vesh në punë? Epo bëhuni gati ta eliminoni dhe këtë pyetje.

1. Filloje me shpirtin e duhur: Gjatë rregullimit të dollapit tuaj shiheni si një lojë. E dimë që mund të jetë e vështirë, por provoni të aplikoni kënaqësinë dhe argëtimin që keni ndërsa bëni pazar. Pra ndërsa provoni  dhe diferenconi veshjet që ju pëlqejnë dhe ato që nuk ju pëlqejnë në dollapin tuaj, mos harroni edhe të argëtoheni.

2. Merrni një pushim nga pazari: ndërsa e keni boshatisur dollapin tuaj, mos shkoni menjëherë të bëni pazar për rikompensuar atë që hoqët. Komplet e kundërta, merrni një kohë pause, një muaj apo e dhe më shumë, për të jetuar me rrobat që i keni zgjedhur për ti mbajtur, e në këtë mënyrë avash-avash do të kuptoni se çfarë ju duhet vërtetë duke u bazuar në nevojat tuaja dhe jo në dëshirat.

3. Mos kërkoni perfeksionin: stil është edhe të qenurit origjinal. Prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni me forcë një stil të caktuar vetëm se ju duket në modë. Mbani lukun tuaj personal, në këtë mënyrë edhe do të dalloni mes grave të cilat vishen në mënyrë uniformë. Prandaj mos i eliminoni të gjithë veshjet në dollapin tuaj.

4. Tregohu e ndershme me veten: shikoje me objektivitet jetën tënde përpara se të vendosësh se çfarë të veshësh. Kalon dy orë në ditë n transport publik? Duhet të ecësh gjysmë ore para se të arrish në punë? Je gjithmonë në nxitim? Të gjitha këto ndikojnë në gardrobën tuaj. Prandaj përpara se të zgjidhni se çfarë do të blini për të veshur më parë përgjigjuni këtyre pyetjeve.

5. Shikohuni në pasqyrë: shumë herë mbetemi të fiksuar pas një pamje tonën e cila mund të mos ekzistojë më: kur kemi qenë të rinj apo përpara se të ishim shtatzënë, apo kur flokët i kemi pasur të gjatë e biond. Provoni ato që keni veshur më parë, por shihni me kujdes se çfarë ju rrinë e ju shkon akoma dhe se çfarë jo. Në momentin që do të keni fiksuar në kokë pamjen tuaj të re do ta keni më të thjeshtë të zgjidhni veshjet e duhura.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës