POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Gjeneral Lleshi nis detyrën si ministër, firmos dy urdhërat e parë, letër Ardi Veliut

Vetëm 24 orë pas marrjes së detyrës si ministër i komanduar i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi ka firmosur dy urdhëra. I pari lidhet me personelin e ministrisë së brendshme për të përdorur në mënyrë efikase kohën në punë.

Urdhëri i Sandër Lleshit u kërkon që të gjithë punonjësit e kësaj ministrie të mos ftrekuentojnë kafenetë , restorantet , njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune. Bëjne përjashtime rastet e festave apo fatkeqësive familjare dhe kjo vetëm me lejen e eprorit. Ndërsa urdhëri i dytë lidhet me protestat e fundit në Durrës për ndotjen, që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave.

Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Qytetet më problematike në këtë drejtim, sipas ministrit Lleshi, janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.

Në urdhërin drejtuar numit një policisë së shtetit Ardi Veliu, ministri i komanduar Sandër Lleshi thotë: “Kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit”. Sa më sipër Sandër Llleshi kërkon nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Letra e Lleshit drejtuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

I nderuar Z. Drejtor,

Siç jeni në dijeni, ditët e fundit është shtuar problematika lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve pranë tyre. Informacionet e fundit tregojnë se Qarqet më problematike janë ato të Durrësit, Vlorës, Kukësit, Tiranës dhe Dibrës.

Nisur nga sa më sipër, kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit. Për këtë, ato të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, Njësi Administrative, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me qëllim ndalimin e zjarreve në landfille dhe vende të hapura publike. Po ashtu, strukturat e Policisë të komunikojnë edhe me kompanitë e kontraktuara për pastrimin e qyteteve/njësive vendore, për t’i dhënë fund një fenomeni të tillë të rrezikshëm.
Sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje. 
Ju faleminderit për bashkëpunimin.

f.g./r.k.
Komento

Komente

  • dino didani: 09/11/2018 05:08

    Ne se policia duhet te kujdeset per qytetaret e vet,edhe keto urdhera jane pjese e shqetsimeve.Une nuk shoh vend per ironi!

    Përgjigju
  • Andi: 08/11/2018 11:11

    Te kete rregull dhe disipline ne pune nuk eshte keq. Por kjo nuk eshte gjeja e pare qe ben ministri. Ai duhet te filloje te shohe ku nuk ecen puna dhe te ndihmoje njerezit te bejne punen. Kjo letra per policine dhe ceshtjen e djegies se plehrave eshte nje skandal. Pse policia eshte pergjegjese?! Tregon qe nuk i njeh dhe kupton funksionet. E kane bere policine postier, roje objektesh, zjarrfikes, agronom, etj. Vetem punen qe realisht duhet te beje, nuk e ben.Berja e apelit, eshte shembulli me ilustrues se personi i ngarkuar per te bere menaxherin, nuk di ta beje ate dhe zgjedh te beje gjene me te lehte.

    Përgjigju
  • Toronto: 08/11/2018 03:33

    Mendoj se keto rushers skane lidhje dare me detyrat emergjente te ketij Ministri. Ky ska as te drejte te beje its jeta pasi eshte me kompetenca te kufizuara sepse eshte I komanduar dhe jo i emerita në Respekt te Kushtetutes. Urdheri pare eshte nul pasi Policia normalisht eshte në rruge aty ku eshte problemi dje duhet edhe te marrim kafe pse jo? Jane njerez si cdo kush qe punon në ndonje zyre në ministri dhe merr kafe apo çaj tek kafeneja brenda institucionit. Sa per ate punen e plehrave ajo eshte kompetence e Bashkisē dhe Policia ska asnje te drejte apo detyrim te merret me plehrat por me krimin dhe drogen. Pastaj ku eshte ushtarak dhe ska lidhje me postin e ministrit te brendshem qe eshte politik i mirefillte. Eshte thjesht keshilltar I kryemiiistrit qe eleminoj postin e ministrit te brendshem. Ku eshte precendent I rende.

    Përgjigju
  • Boni: 07/11/2018 23:22

    Edi Roma.... te punesova dhe dua qe policia te meret me cdo plehre rrugesh...sidomos me plerat eDurresit Tiranes Vlores Kukesit se atje janenledhur SHUME.... Sander Lleshi i con leter drejtorit te policise Ardit.... shko ne llandfill dhe shikoi digjen a jo plerat.. e me raporto perdite. O DIO MIO. USHTAR TJETRI SBEHET SHAKA... SKA LIDHJE ME POLICINE.

    Përgjigju
  • ULLIRI CAPONIT: 07/11/2018 18:42

    Urime nga zemra per detyren e re ne sherbim te atdheut .kam besimin e patundur se do vesh ne jete gjith diturit dhe ndergjegjen tende ne sherbim te popullit Urime

    Përgjigju
  • Disipline": 07/11/2018 17:45

    ..te lumte..,o Pune alla"Frenga,o Kafe alla Turka..!Disiplina ushtarake duhet edhe ne Polici

    Përgjigju
  • Latif: 07/11/2018 17:26

    Mos harro dhe apel 3-4 here ne dite, sidomos afer periudhes kur mund te shperndani ndonje shperblim si dhe penalizime pe 1/8 deri 1/6 e rroges per 6muaj

    Përgjigju
  • Detyra: 07/11/2018 17:22

    O zoti Minister shiko pak policine amerikane, te cilet ne orar sherbimi mund edhe te drekojne ne nje orar te caktuar

    Përgjigju
    • Detyra: 08/11/2018 11:40

      I nderuar Lexues E vertet qe nuk pijne as duhan por ama kane orarin e drekes te garantuar nga shteti, kane unfirmon qe Pol Shqiptare akoma se ka e shum te tjera. Nuk calon puna te kafja te jemi te sinqert

    • Lexues: 08/11/2018 08:30

      Ky orari i caktuar duhet te jete orari i pushimit besoj..ne angli as cigare nuk pine gjate patrullimit ne rruge

  • Sala: 07/11/2018 16:44

    Bravo dhe suksese ne detyren e rendesishme

    Përgjigju
  • Neri: 07/11/2018 16:43

    Qe ketu duket me cfar kemi te bejem , turp per Shqiperine dhe Qeverine me sakt Z Edi Rama

    Përgjigju
    • Tironsi: 07/11/2018 23:15

      KE TE DREJTE KTYRE ATO SHKOLLAT E GERMANIS DHE FRANCES NGA NJERI VESH I KANE HYRE E TJETRI I KANE DALE SE JANE NJEREZ PA STANDARTE. SE KUPTOJNE QE PUNONJESI KA TE DREJTA DHE KOHE PUSHIMI... SIDOMOS NE PUNE STRESUESE SI POLICIMI..... SHUME MIRRE E BENE PA BUKE E PA KAFE BILES TE PUNOJNE NGA 12 ORE PA PUSHIM.....

    • altin tani: 07/11/2018 18:05

      pse shoku si thua ti qe punet e qeverise ti shqyrtojne neper kafene ata qe jane te paguar nga taksat tona.....apo ke ndonje bar aty afer ti e te heq rriskun nga goja ky bobi?

    • Arbër: 07/11/2018 17:22

      Urime dhe suksese ne punën e tij dhe tërë korit të policisë!!! Asnjë polici në Shtetet perendimore nuk lejohet të frekuentoj kafene apo restorante gjatë orarit të punës! Bravo!!!