Dënimi i Belgjikës/ Gjykata e Shkodrës lë në burg 'të fortin' e Bajrajve, Safet Rustemi (VD)

Shkodër- Gjykata e Shkodrës është blinduar sot për të pritur Safet Bajrin, 'të fortin' e grupit 'Bajri' i njohur ndryshe dhe si Safet Rustemi. Shqiptarja.com dhe Report Tv mësojnë se sot 'Bajri' u njoh me akuzat e shtetit belg për të cilat gjykata e Shkodrës vendosi të japë masën "arrest me burg". 

Shqiptari është i dënuar në Belgjikë me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale. Pas arrestimit të tij në Shqipëri, ministri i Drejtësisë belge Koen Geens është shprehur se  do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin.

Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve. Por, sipas medieve belge, kjo marrëveshje jo gjithnjë ka funksionuar, pasi dënimet nuk konvertohen automatikisht.

Rreth orës 14:00 ai do të jetë edhe në Tiranë për tu njohur me masën tek 'Krimet e Rënda' që lidhet me akuzat e tjera bashkë me anëtarët e tjerë të grupit.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë tre ditë më parë në ambientet e një bilardoje, ndërsa në pranga kanë rënë të total 11 persona të grupit 'Bajri'. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal,  trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.

Para Gjykatës dalin sot Safet Rustemi Bajri, Ilir Rustemi, Emrah Plaku, Astmer Bilali. Armir Grimaj, Fabiol Rexhepi, Ismet Idrizi, denis Brajoviq dhe Klaudio Haxhalliu. Paralelisht në Hollanë do të njihen me masën e sigurisë Behar Bajri dhe Samet Halluni.

Shqiptarja.com dhe Report Tv mësuan se grupi 'Bajri' po hetohet edhe për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër. Fatbardh Lici u qëllua me breshëri kallashnikovi mëngjesin e datës 10 gusht. Lici dhe Bajri prej disa vitesh janë grupe rivale në Shkodër dhe burime nga Task-Forca i thanë Report TV, se dyshojnë që vrasja e Licit është bërë nga grupi “Bajri”. Dyshohet se Fatbardh Lici është ekzekutuar nga një vrasës me pagesë dhe pas tij mund të qëndrojnë anëtarët e familjes Bajri. Task Forca tregohet e rezervuar me këtë informacion, por burimet theksojnë se pjesë e dosjes është edhe vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër. Për këtë fakt Prokuroria do të pyesë të gjithë anëtarët e grupit kriminal “Bajri” të cilët janë arrestuar në Tiranë e Shkodër, përfshirë Safet Bajrin.

Ndërkohë Report TV ka mësuar se grupi “Bajri” prej kohësh ishte në përgjim. Nga bisedat e zbardhura deri më tani, Safet Bajri, Behar Bajri dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, kanë folur me persona “VIP”, ku përfshihen në disa raste edhe politikanët. Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por janë pjesë e dosjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 24/09/2018 15:39

    Respekte per 007 Marsel Kullen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma