Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit do qëndrojë në qeli, pasi Gjykata e Posaçme nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.
Ajo u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga SPAK se drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
Kjo, sipas prokurorisë së Posacme, konfirmohet përmes komunikimeve që Eria Ago ka pasur me Astmer Bilalin, me të cilin ka udhëtuar me makinë nga Tirana në Shkodër.
Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK akuzon Safet e Behar Bajrin dhe anëtarin e grupit të tyre, Astmer Bilali, si ekzekutor.
Komente








