Deputeti socialist, njëherazi kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe, ka reaguar pas lirimit nga Gjykata të administratorit të kompanisë, "Gulf", Albano Aliko. Braçe shkruan në Facebook se lirimi i Alikos u bë nga drejtësia e vjetër e cila dha një tjetër vendim sipas tij skandaloz në favor të atij që ka para. Në rastin konkret të një prej njerëzve më të rëndësishëm të kompanisë së karburanteve "Gulf" e cila ka falimentuar, që akuzohet për mashtrim 5 mln euro ndaj konsumatorëve dhe shtetit.
Postimi i Braçes në Facebook:
Çunat e 'Gulf' janë mbi qytetarët. Sepse për këtë sistem gjyqësor qytetari është i fundit fare, fare. Sepse kjo drejtësi e vjetër vlen veç për ata që kanë para shumë, madje dhe para që vijnë prej mashtrimit të mijëra qytetarëve.
Postimi i Braçes në Facebook
Komente

