Gazetari Gentian Gaba, i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, komentoi situatën globale dhe strategjinë amerikane, duke theksuar rolin e Shteteve të Bashkuara në përballjen me sfidat ndërkombëtare.

Ai shtoi se në rendin botëror të sotëm, SHBA-ja ka dhënë teknologji Kinës dhe po vepron për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe Europën dhe shtetet aleate.

“Irani është drejt fundit të tij, mbetet pazëlli i fundit pas Sirisë. Për t’u kthyer te vizatimi i madh i Trumpit, Irani është vetëm një gur. Nëse flasim për Venezuelën, Groenlandën, Kubën, ato mund të bien, sepse Irani nuk i ka rënë tubi i oksigjenit. Nuk janë vetëm aksione grabitqare; para ’90 në Shqipëri do të quhej imperializëm europian. Në një rend botëror që duan të mbijetojnë, SHBA-ja i dha teknologjinë Kinës. Është një president që nuk pyet shumë për europianët. SHBA nuk flen dot të qetë, sepse mbrojnë vetën, Europën dhe të gjithë shtetet aleate. Kina ka rënë në rendin e qylit nga Amerika. SHBA është e detyruar të luajë këtë rol agresiv për të përmbajtur Kinën,” tha ai. 


Lajmi kryesor:

Protesta në Iran/ Prenga: Rrezikon që të përshkallëzohet! Bimo: Regjimi atje po kërcënon qytetarët, SHBA-të nuk duan negociata