Grabitja e furgonit në Vlorë, një prej autorëve të arrestuar nga Mamurrasi, në kërkim tjetri (VIDEO)

VLORË - Zbardhen detaje të reja nga grabitja e furgonit të linjës Firence-Vlorë u grabit mëngjesin e sotëm nën kërcënimin e armëve të zjarrit nga dy persona me kallashnikov dhe pistoletë, pranë stadiumit ''Flamurtari'' në qendër të të qytetit bregdetar. Në momentin e grabitjes, furgoni sapo kishte mbërritur dhe po parkonte. Udhëtarët ishin kryesisht pasagjerë që cilët vinin nga Italia, ndërsa shuma e parave të grabitura mbetet ende e paqartë, ndërsa dyshohet për rreth 10 mijë euro.

Vetëm njërit prej pasagjerëve, një të moshuari i cili vinte nga Firence, grabitësit i morën çantën me 4 mijë euro.

Burime pranë grupit hetimor thanë për Report Tv se dyshohet se grabitësit janë grup i mirë-organizuar, të ardhur nga Fushë Kruja ose Tirana dhe jo amatorë, nisur nga dinamika e ngjarjes, kryerja e grabitjes në një zonë mjaft të populluar dhe largimi nga vendi i ngjarjes duke përdorur dy automjete për të humbur gjurmët. Sipas policisë, një prej autorëve, i arrestuar pak minuta pas ngjarjes, është Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij. 

Foto nga kontrollet e policisë

Njoftimi i Policisë për ngjarjen: 

Vlorë.

Reagimi në kohë i Policisë, vë në pranga në kohë rekord njërin prej autorëve të vjedhjes me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Skelës”. Policia identifikon dhe autorin e dytë ku ende vijon ndjekja për kapjen tij. Ndërkohë është shoqëruar edhe një person i tretë dhe po punohet nëse është i përfshirë ose jo në ngjarjen e ndodhur. Sekuestrohen dy automjete dhe dy armë zjarri kallashnikovë të përdorura nga autorët.

Për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar rreth 70 forca policore të përbëra nga shërbimet e Komisariatit, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Forcat Operacionale FNSH të Fierit.

Për ndjekjen e autorëve po përdoret edhe qeni i gjurmës. 

Më datë 25.09.2018, rreth orës 09:05, në zonën e Skelës pranë stadiumit "Flamurtari", 3 persona dyshohet të maskuar kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe dhunës shoferin e autobuzit të linjës “Itali-Vlorë”, si dhe disa nga pasagjerët e autobuzit.

Autorët e ngjarjes pas grabitjes janë larguar menjëherë me dy automjete , të cilët në tentativë për t'iu shpëtuar forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre kanë braktisur 2 mjetet me të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes tek nënkalimi i “Panajasë” dhe janë larguar në këmbë nëpër kodrat e Panajasë për tu fshehur në pyll.

Reagimi i menjëherëshëm i Policisë së Vlorës mbështetur nga FNSH e Fierit bëri të mundur që pas rreth 30 minutash ndjekje të kapej në kodrat e Panajasë njëri prej autorëve të grabitjes, konkretisht shtetasi: Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë.

Ndërkohë Policia vijon ndjekjen për kapjen e dy personave të tjerë të cilët janë larguar me shpejtësi në kodrat përreth duke u futur në pyll ku ende vijon krehja e zonës për kapjen e tyre. Në afërsi të vendit ku u kap autori i parë është konstatuar edhe një shtetas tjetër i cili është shoqëruar në Polici e po punohet për të parë nëse ka ose jo lidhje me ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjetet dhe 2 armët e zjarrit që dyshohet se janë përdorur nga autorët. Policia vijon veprimet proceduriale dhe hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Operacioni vazhdon për kapjen e autorëve të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:28
'Policia! Mos Lëviz'/ Ja si u arrestua në ullishte një nga grabitësit e furgonit në Vlorë (VIDEO)

VLORE - Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të një prej garbitësve të furgonit të linjës Vlorë-Firence, mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit bregdetar. Në prangat e policisë ra Armand Kuqi, 29-vjeç, nga Mamurrasi. I riu u arrestua në një ullishte në fshatin Panaja pasi kishin braktisur dy automjetet me të cilat u larguan nga Vlora. Për arrestimin e tij u angazhuan FNSH dhe DELTA FORCE.



Vijon të jetë në kërkim bashkëpunëtori i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa dyshohet se fshihet në disa banesa të fshatit Panaja, në dalje të Vlorës. Dy autorët iu grabitën rreth 10 mijë euro pasagjerëve që vinin nga Firence e Italisë në Vlorë. Një të moshuari, nën kërcënimin e armëve ata arritën t'i merrnin çantën me 4 mijë euro. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 25/09/2018 19:28

    Bravo policise per nderhyrjen e arrestimin e njerit prej grabitesve por keta te tjeret qe sjan kapur policia do bente mir ti ekzekutone sepse po u kapen nuk do denohen dhe kur te dalin nga burgu do bejn prap grabitje

    Përgjigju
    • Fredi: 25/09/2018 22:49

      Ta linin ti hante qeni keta plehra. Po te kete vendim te drejte gjyqesor keta nuk dalin pa 12 vite.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)

Shkodër, i vuri flakën tre makinave në vitin 2022, arrestohet 48-vjeçari (EMRI)