Komisioni Hetimor ‘Tahiri’, PD letër Ruçit: Të shkarkohen Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu

Komisioni Hetimor ‘Tahiri’, PD letër Ruçit: Të shkarkohen Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu

Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu

TIRANE-Partia Demokratike i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkon që të shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ne letrën dërguar Ruçit, Edi Paloka akuzon Xhafajn se ka penguar punën e Komisionit Hetimor që u ngrit nga opozita me qëllim hetimin nëse ishte përfshirë qeveria në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Ai thotë në letër se pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar.

Letra e dërguar 

“Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisionit Hetimor. Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të komisionit hetimor “Tahiri”. Pengimi i komisionit ka qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar”.

Komisioni hetimor nuk ka dhënë asnjë rezultat, ndërsa Paloka kërkon zgjatjen e tij edhe me tre muaj. “Mandati i Komisionit Hetimor përfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria. Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i Kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit. PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor “Tahiri” me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit”.

Gjithashtu, PD akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për asgjësim provash në mbrojtje të vëllait, që opozita e akuzon si trafikant, por edhe të ish-ministrit Tahiri, Ballës, por  edhe deputetit Çyrbja. Çështja e komisionit hetimor, e nisur nga sesioni i kaluar duket se do të vijojë që të jetë një nga kauzat e opozitës edhe për sesionin e ri që ka nisur në datë 3 shtator, por opozita e bojkotoi seancën e parë, ndërsa të njëjtin qëndrim ka paralajmëruar edhe për të dytën nesër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Syrjahi: 06/09/2018 03:36

    PER DERISA MINISTRI I BRENDESHEM KA PJESTAR TE FAMILJES TE PERFSHIRE NE VEPRA KRIMINALE DUHET TE LARGOHET MENJEHERE DHE TAHIRI DUHET TE JETE NE BURG

    Përgjigju
  • Edi: 05/09/2018 19:43

    Ahhaha ky eshte justifikimi i rradhes qe po ju pengoka juve? Po ju e keni nisur komisionin hetimor qe ne shtator te vitit te kaluar. Cfare keni bere deri tani? Ju e keni mendjen te flini gjume o vlla dhe per paaftesin tuaj fajsoni te tjetert.

    Përgjigju
  • luco: 05/09/2018 19:34

    Ore kta te PD jane bere si femij te llastuar. Jo hiqe kete jo hiqe ate, kur eshte koha per te vajt ne parlament ven ne shkoder. Sa turp per zotin. Ju kane votuar per te dhen ide aty o budallenj se u bet gaz i botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën