Historia e 1958/Kur bregdetin e
Durrësit e "pushtuan" balenat

Historia e 1958/Kur bregdetin e<br />Durrësit e "pushtuan" balenat<br /><br>
Këtë vit mbushen 60 vjet nga koha kur bregdetin e Durrësit e vizituan balenat gjigande të cilat ngecën në cektinë dhe nuk u kthyen dot andej nga kishin ardhur.

Ato ditë Durrësi u kthye në një vend pelegrinazhi pasi qytetarë nga shumë vende të Shqipërisë u dyndën për të parë gjitarët e detit të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe përfunduan në thikat e kasapëve shqiptarë e më pas në punishtet e prodhimit të qirinjve dhe  të vajit.

Durrsakët e vjetër e kujtojnë atë kohë si dicka të jashtëzakonshme. Ata mbajnë mend sesi nxënësit e shkollave të shoqëruar nga mësuesit e biologjisë dhe zoologjisë shkonin të shikonin balenat gjigande.

Ata kujtojnë gjithashtu se për ti nxjerrë balenat në breg të detit u krye një punë e mundimshme dhe voluminoze  për shkak të madhësisë dhe peshës së tyre të jashtëzakonshme. Gjithcka u krye në kushtet me mungesës së mjeteve moderne të ngarkim shkarkmit pasi ishim në vitin 1958. Balenat u lidhën me cima dhe me litarë dhe u tërhoqën me anije peshkimi derisa u nxorrën në breg të detit. Më pas u gjet edhe zgjidhja se cfarë do të bëhej me to.U mobilizuan kasapë nga Durrësi,Tirana dhe Kavaja, të cilët për ditë me radhë i prenë balenat dhe duke i coptuar ato derisa mbetën vetëm skeletet e tyre.skelet e tyre
Ndërkohë qytetarë nga Tirana, Elbasani, Berati, Shkodra etj. vende, vinin  çdo ditë në Durrës për të parë gjitarët e detit. Të moshuarit kujtojnë se ato ditë në Durrës nuk diskutohej gjë tjetër vecse për balenat.

Profesorë nga Universiteti i Tiranës ishin të pranishëm në Durrës për ditë me radhë. Ata kryen studimet e tyre dhe mbajtën shënimë të shumta. Bile njërin prej skeleteve e patën marrë dhe e patën dërguar në ktyeqytet. Skeleti ka qenë i vendosur në Muzeun botanik të Tiranës.

Daut Hoxha, mësues i vjetër në Durrës, e kujton atë kohë dhe thotë se dalja e balenave ishte një ngjarje e pazakontë dhe që tërhoqi vemendje të madhe. Ai sot është 83 vjec dhe kujton se në Durrës pati entuziazëm dhe çudi jo vetëm për daljen e balenave por edhe për dyndjen e vizitorëve që vinin nga shumë qytete të vendit.

qytetit

Ja si e kujton këtë ngjarjë Daut Hoxha.

Atë ditë kur u fol për balenat që ishin parë në bregdetin e Durrësit unë sapo isha kthyer nga një shërbim që kisha kryer në Tiranë. Mesa më kujtohet ka qenë muaji tetor i vitit 1958. Bënte mot i ngrohtë atë vjeshtë sepse mbaj mend që isha veshur hollë. Një shok imi më tha se një anije peshkimi teksa kthehej nga gjuetia kishte ndeshur një numër balenash afër bregut të detit. Dukej si dicka e pabesueshme. Peshkatarët fillimisht ishin trembur kur kishin parë kafshët gjigande por pastaj e kishin kuptuar se kishin të bënin me balena. Ata kishin njoftuar me radio ekzistencën e tyre pranë bregut të detit. Nuk kishte dyshim se balenat kishin humbur rrugën dhe kishin hyrë gabimisht në Mesdhe e më pas në detin Jon dhe atë Adriatik.
Si dolën ato në breg të detit ?

Si dolën ato në breg të detit ?

Balenat ndoqën pas anijen e peshkimit teksa ajo lundronte që të hynte në port dhe ngecën në rërën e detit e nuk kishin mundësi të ktheheshin më mbrapsht. Ishin 8 balena që ngecën në cektinë. Ato lëvizin me tufa dhe kjo u konsiderua nga profesorët e atëhershëm si një familje me 8 anëtarë.
Po më pas si u veprua ?

Po më pas si u veprua ?

Balenat ngecën në rrugën  detare që përshkonin anijet e vogla dhe peshkarexhat kur hynin dhe dilnin nga porti detar, kështuqë u vendos që ato të largoheshin që andej se pengonin anijet duke u kthyer në një pengesë serioze. Specialistë, kapitenë peshkarexhash si dhe peshkatarë me eksperiencë pune shkuan dhe panë situatën nga afër.U propozua që ato të tërhiqeshin me litarë apo me cima detare. Ndërkohë balenat pasi kishin ngecur në cektinë kishin ngordhur. Në vendndodhjen e tyre, që pak a shumë ishte atje ku dikur ka qenë një vapor grek i mbytur, u shkua me mjetet e pilotazhit. Më pas balenat u shpuan me fuzhnje dhe paisje në formë cengelash dhe u lidhën me litarë peshkimi e u tërhoqën deri në breg të detit pikërisht aty  ku atëherë ndodhej porti i peshkimit. Sot në atë vend ndodhet terminali i trageteve. Në atë kohë ende nuk ishte ndërtuar kalata dhe porti i peshkimit përfundonte në bregdet. Për ti nxjerrë kafshët gjigande në breg u desh një punë e madhe pasi anijet i linin deri aty ku ato e kishin të mundur që të lundronin. Një volum i madh pune është kryer me krahë me tërheqje.

Si e kujton momentin kur i pe me sy balenat?

Si e kujton momentin kur i pe me sy balenat?

Ishte befasi. Ne shikojmë ndonjë delfin apo breshkë që del në breg dhe cuditemi e jemi kuriozë që ti shikojmë, llogarisni balenat. Ishin kafshë gjigande. Ishin nga 10 -12 m të gjata dhe secila prej tyre peshonte nga 40 deri në 50 kuintal. Por më e bukura ishte kur profesorët që vinin nga Tirana na thanë se këto bëjnë pjesë te balenat me madhësi të vogël pasi ka lloje të tjera që janë akoma më të mëdha edhe një herë sa këto që kishin dalë në Durrës. Këto ishin matjet që bënë profesorët që erdhën nga Tirana.
nga Tirana.

Më kujtohet që në Durrës pati ardhur profesor Tahir Haxhihyseni si dhe një tjetër me mbiemrin Demneri. Ata u morën seriozisht me këtë punë. U tha se këto balena quheshin Kasholot. Bashkë me shokët e mi shkuam disa herë për ti parë.U tha se ishin dy shkaqet që balenat kishin përfunduar në Adriatik. Shkaku i parë ishte ai i ndjekjes së tufave të peshqve me të cilët ato ushqeheshin e që kishin bërë që të humbisnin rrugën. Shkaku i dytë ishte më shkencor. Meqenëse kjo lloj balene jeton në Oqeanin Atlantik, familja prej 8 anëtarësh mund të kishte ngatërruar rrugën duke ndjekur rrymat detare dhe padashje kishte kaluar ngushticën e Gjibraltarit duke hyrë në Mesdhe e më pas në Jon dhe Adriatik.
në Jon dhe Adriatik.

Balenat u nxorrën në bregun e portit të peshkimit dhe për drejtimin e këtij operacioni u caktua drejtoria e peshkimit. Në atë kohë drejtor i peshkimit ishte Jani Fullani babai i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Peshkimi u kujdes jo vetëm për nxjerrjen e tyre në breg por edhe me punën që u krye më pas.

Cfarë ngjau më tej?

Në peshkimin e atëhershëm pati dyndje vizitorësh. Më kujtohet që u vendos një brez sigurie për të shmangur kontaktin e njerëzve më këto kafshë gjigande.

Nxënësit e shkollave të Durrësit, nën drejtimin e mësuesëve të Biologjisë dhe Zoologjisë shkonin dhe shikonin balenat duke i konsideruar këto vizita si pjesë të procesit mësimor. Ndërkohë vizitorë nga Tirana, Elbasani, Berati, Shkodra, etj.dyndeshin në Durrës për ti parë ato.

Cfarë u bë më pas me balenat?

Pas nxjerrjes së tyre në bregdet u mendua për largimin e tyre që andej, pasi nisi edhe procesi i kalbëzimit të tyre nisi të ndihej erë e rëndë. U thirrën në skenë kasapët.U thirrën në skenë kasapët.

Një numër i konsiderueshëm i tyre nga Durrësi,Tirana dhe Kavaja, me thika dhe hanxharë në duar, punuan për disa ditë me radhë në portin e peshkimit. Ata u morën me prerejn dhe coptimin e balenave. Llogarisni rreth 40 ton mish balene që duhej coptuar me duar. Nuk kishte mjete të tjera.

Ku shkoi gjithë ajo masë mishi dhe dhjami balene ?
Ku shkoi gjithë ajo masë mishi dhe dhjami balene ?

Unë nuk e di me saktësi se cfarë përdorimi pati kjo masë e madhe mishi dhe dhjami.U fol që kishte përfunduar në fabrikën e ekstrataninit “Ernest Telman”në Vlorë për tu kthyer në vaj dhe në parafinë për të prodhuar qirinj.

E kujtoj si një nga ngjarjet e pazakonta në jetën time.

Redaksia Online
s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës