Kakavijë/ Dyshime për libra me përmbajtje anti-shqiptare në bagazhin e makinës së Panajot Barkës

Kakavijë/ Dyshime për libra me përmbajtje anti-shqiptare në bagazhin e makinës së Panajot Barkës

Studiuesi Panajot Barka

GJIROKASTËR- Studiuesi dhe njëkohësisht shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka dyshohet se ka tentuar të fusë në territorin shqiptar libra me përmbajtje anti-shqiptare.

Gjatë një kontrolli rastësor, policia e kufirit gjeti në bagazhin e makinës së studiuesit rreth 20 libra, të cilët dyshoheshin për flisnin për Vorio-Epirin. Barka ishte me gruan në makinë kur iu gjetën librat për të cilat u tha se ishin për bibliotekën e Universitetit 'Eqerem Çabej'. 

Librat që iu sekuestruan zotit Barka

Librat i janë çuar Prokurorisë së Gjirokastrës ndërsa studiuesi Barka dhe bashkëshortja e tij janë lënë të lirë. 

Në një bisedë telefonike për Shqiptarja.com ka sqaruar se shkoi në doganën e Kakavijës për të marrë tre kuti me libra të dërguara nga Universiteti i Janinës. 

"Librat i kam deklaruar në doganë me vullnetin tim të plotë. Doganierët më shpjeguan procedurën që ndiqet sa herë që përballen me raste të ngjashme. Ishin doganierët ata të cilët hapën kutitë dhe panë librat. Ndërkohë më vonë në procesin e kqyrjes së librave u përfshi edhe policia gjë për të cilën nuk e mora vesh përse. Deklaroj me përgjegjësi të plotë se asnjë prej këtyre librave nuk ka përmbajtje anti-shqiptare,"-deklaroi Panajot Barka për Shqiptarja.com.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Led: 16/12/2018 19:52

    Po ca shteti kemi mo jqr. Keta antishqiptaret e terbuar vendosin neper shkolla te edukojn brezat e shqiptareve.pajanot barka eshte nga njerezit me fanatik qe punon per greqine dhe kundra shtetit shqiptare.nuk ndodh ne asnje vend te botes qe te tille individe tu japesh dhe poste neper universitete dhe ti paguash me leket e taksapaguesve shqiptar qe keta te bejne aktivitete propagande qe te helmojne mendjen e rinise me fanatizmat e tyre.pastaj cuditemi pse ka kaq shume grupe si kacifas antishqiptar ne vemdin tone.ne cdo shtet tjeter keta do nxireshin jashte sistemit.do burgoseshin dhe do ndiqej nga shish cdo aktivitet e tyre si dhe gjith njerezit me te cilet ka kontakte. Keta duhet te shpalleshin armiku numer nje i shqiperise

    Përgjigju
    • Alban: 01/03/2019 16:50

      Ashtu eshte por ne jemi popull i dobet me vetevleresim shume te ulet dhe per situaten jemi fajtore ne vete. Ne jemi shteti dhe qeveria qe vjen ne pushtet eshte gjithmone perfaqesuese e shumices. Shumica e popullit tone jane tradhetare ne gjak. Me vjen shume rende qe e them kete por ky eshte realiteti se ai maskara, qelbesire duhet ti jepet ekspuls nga Shqiperia pergjithmone bashke me gjethe keto pro grekerit e tjere qe jane si ky ne fjale. Ke shume te drejte por dashte Zoti shumica ndryshon per mire

  • Tani: 16/12/2018 18:28

    Kur ta ben te keqen Shqiptari (gjoja Grek) c'fare do te presesh nga i huaji.. Hiqjani nenshtetesine ketije bastardi. Shpalleni non grada ket kone greke.!!

    Përgjigju
  • Fredi: 16/12/2018 16:27

    Fashatar!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 16/12/2018 15:26

    Ketij barkes bejini nje vrime qe te mbytet se boll ka vozit ne ujerat Shqiptare ,antishqiptari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë

Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë