Përbërësit:
- Biskota sipas dëshirës
- Arra të grira
- Gjalpë i shkrirë
- 400 ml ujë
- 300 gr sheqer
- 1 majë luge limontoz ose 1 fetë limon
- 1 vanilje
Përgatitja:
Vendosim biskotat në tavë, sipër shtojmë arrat e grira dhe i spërkasim me gjalpin e shkrirë. I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin, në tenxhere hedhim ujin, sheqerin, fetën e limonit dhe vaniljen. E ziejmë 10 minuta nga momenti i vlimit, derisa të lidhet lehtë. Shërbetin e nxehtë e hedhim mbi biskotat e sapopjekura. I lëmë të pushojnë derisa ta thithin plotësisht shërbetin.
Komente












