I jepet lamtumira e fundit ish-Presidentit Bush/ Trupi përcillet me tren për në Hjuston, i biri 'mbytet' në lot

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh H.W Bush u përcoll për në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta disa ditë më parë.

Pas nderimeve shtetërore të cilat u mbajten në Capitol Hill dhe Katedralën Kombëtare në Washington, ceremonia e varrimit u mbajt në qytetin e tij në Hjuston të Teksasit. Mesha e shenjtë në nder të tij, u mbajt në kishën Shën Martin ku të pranishëm ishin familjarë dhe të afërm të tij. Trupi i pajetë i Xhorxh H.W. Bush, u transportua nga  Washingtoni në Hjuston me tren. Gjatë përcjelljes së presidentit të 41-të të SHBA-së, djali i tij Xhorxh W. Bush dhe ish-sekretari i Shtetit nuk i mbajtën lotët. 

George H.W. Bush ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare, pasi prej disa vitesh ai vuante nga parkinsoni vaskular, një sëmundje që i kufizoi lëvizjet fizike. George H.W. Bush u shua vetëm disa muaj pas gruas së tij, pasi më 17 prill të këtij viti Barbara Bush ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. 

Xhorxh H.W Bush

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore