“I laj ka*ën gjithë Tiranës e jo më çunit tim”, kryebashkiaku Veliaj tregon si i preu kërthizën Kajanit: Doktori mendoi se do të më binte të fikët

“I laj ka*ën gjithë Tiranës e jo më çunit tim”, kryebashkiaku Veliaj tregon si i preu kërthizën Kajanit: Doktori mendoi se do të më binte të fikët

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gruaja e tij Ajola dhe djali i tyre Kajan

Erion Veliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e “E diela shqiptare”, jo si Kryebashkiaku i Tiranës, por për të rrëfyer dedikimin ndaj djalit të tij, Kajan. Kajan erdhi në jetë në fillim të shtatorit, dhe Veliaj kujdeset për të, që nga ndërrimi i pelenave e deri tek ushqyerja.

“Kam mësuar ta ndërroj çunin për 30 sekonda. Jam shumë i përfshirë”, thotë ai.Tani nuk ka shumë kohë për të fjetur gjumë pasi Kajani çdo dy orë ose do ndërruar ose do të pijë. “Ose çiçin ose çuçin,”- tregon Erioni. Megjithëse tregon se lodhet gjatë gjithë kohës në punë, kryebashkiaku rrëfeu se kur vjen në shtëpi gjen kohë të merret edhe me të birin.

“I marr erë kur është në gjumë. O shyqyr që erdhe tani, më thotë Ajola, mbaje një çikë ti. Kur bëhesh baba të duket gjëja më e vështirë se çdo punë tjetër që ke prekur me dorë. Është shumë mirë që prindërit të përfshihen në proces që nga momenti i lindjes të jesh present,”- ka vijuar më tej kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj tregoi më pas se ka asistuar në lindjen e të birit dhe ja ka prerë vetë kordonin e kërthizës.

 “Kam marrë pjesë në operacion dhe më tha doktori se mos të bie të fikët. Unë jam burrë me namuz nuk më bie të fikët, unë kërthizën do ia pres vetë. E kalova me shumë sportivitet gjithë lindjen e tij. Ia preva. Një ta futur në lavaman dhe zhllap zhllap e lava.  Jam marrë me gjithë kalamajt e Tiranës. Unë i laj kakën gjithë Tiranës, se gjithë ujërat e zeza, jo më çunit tim. Shpresoj që do të bëhet djalë i mbarë dhe të kontribuojë për shoqërinë tonë,”- përfundoi Erion Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz