“Festivali i Verës Merano”, një traditë italiane që daton nga viti 1992 do të zbresë këtë vit në kryeqytetin shqiptar, në fundjavën e 11 dhe 12 majit. Ekspertë nga e gjithë bota, prodhues të verës, degustues, por edhe vizitorë të pasionuar takohen në këtë aktivitet gastronomik ndërkombëtar, për të shijuar dhe vlerësuar verërat, por edhe specialitete të tjera. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në takimin që zhvilloi me organizatorin kryesor të këtij eventi, Helmuth Köcher, vuri theksin te nevoja e promovimit të produkteve vendase dhe bashkëpunimi me institucionet përkatëse, për ta kthyer këtë festival në një histori suksesi për Tiranën.
“Ne duam shumë që të fokusohemi tek produkti Made in Albania, te kilometri zero, tek ajo që quhet slow-food, tek agroturizmet tanë që kanë bërë një punë fantastike. Unë besoj që edhe qëllimi i qeverisë dhe i bashkisë është të promovojë maksimalisht produktet lokale. Kur ne takojmë një partner serioz ndërkombëtar që do të na ndihmojë të promovojmë produktet lokale, themi që është një kombinim perfekt. Mezi pres që Bashkia e Tiranës, Ministria jonë e Bujqësisë, të gjithë të bashkëpunojmë, për të promovuar Festivalin e Meranos, me destinacion Tiranën, me produktet tona dhe sigurisht që do të ftojmë të gjithë operatorët dhe ata që kanë investuar jetën këtij pasioni dhe kësaj dashurie”, u shpreh Veliaj.
Më tej, Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh entuziast për organizimin e “Festivalit të Verës Merano”, dhe në shenjë mirënjohje u dhuroi organizatorëve një manual të transformimit të Tiranës, në të cilin evidentohen shumë prej punëve dhe projekteve transformuese të qytetit.
“Nuk është një libër propagande por është një metamorfozë, pra është një manifest politik që shumë prej gjërave të bukura që kemi bërë në Tiranë, ne i kemi bërë shumë sforco, me shumë mund, ndonjëherë edhe me shuam debate. Pak a shumë, si vera që duhet të kalojë gjithë stresin e vet, derisa të prodhohet një produkt për t’u shijuar. Shpresoj që shumë të injektojmë dashuri për produktet tona dhe më shumë se sa nga Merano ne nuk mund të prisnim, pasi e ka kthyer në art organizimin e festivaleve të verës”, theksoi Veliaj.
Nga ana e tij organizatori kryesor i këtij Festivali, Helmuth Köcher shprehu bindjen se eksperienca disavjeçare e “Festivalit të Verës Merano” do të japë frytet e saj edhe në Shqipëri. “Edhe nga ana ime, një përshëndetje nga qyteti i Meranos, me festivalin e verës, të cilin unë e kam krijuar që nga 1992, para 32 vitesh. Jam krenar dhe i kënaqur që po e çojmë përpara këtë eksperiencë këtu në Shqipëri për të krijuar diçka vërtet të rëndësishme”, përfundoi Köcher.
Dhe per te promovuar /Made in Albania/,na u dashka qe te vije nje festival /Made in Italy /ne Tirane?! Nuk mund te ishte autentik sic eshte p.sh maratona e Tiranes,nuk mund te quhej /Festivali i veres,Albania/?! Perse u dashka qe te jete emri i Meranos ne mes qe te vikan prodhues e shijues vererash nga bota ne Tirane?!
Përgjigju..merr shembull nga Hapësirat e gjelbëra aty në Merano e Bolzano,ku nuk ka Kulla fare..e çdo gjë është në Harmoni me Mjedisin!
Përgjigju..po pra, mirë do ishte të mbillet vreshta e ullishte në Kodrat e Tiranës,jo Pallatet e Betonit pa kriter?!.. sidomos rreth e rrotull Liqenit artificial të Tiranës,(..i vetmi Oaz shëtitje e i gjelbër)..!..edhe Digën e Liq e poshtë Digës së Liqenit artificial të Tiranës mund të bësh një Shembull Model..!
Përgjigju