Transferimi i Ervis Martinajt, shkarkohet shefi i Policisë së Burgjeve, paditen mjekët e spitalit ‘Amerikan’

Pas përplasjes së Policisë me mjekët e spitalit ‘Amerikan 2’, për pengesën që krijuan për transferimin e Ervis Martinajt në Spitalin e Burgut, Drejtoria e Burgjeve ka bërë kallëzim penal për spitalin. Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani pasi nuk zbatoi dot urdhrin e transferimit.  Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar masat e marra për pengimin e transferimit Ervis Martinit, duke konfirmuar si padinë penale ndaj spitalit ashtu edhe masat e marra ndaj punonjësve që nuk zbatuan në kohë vendimin e gjykatës.

Sipas Ministrisë bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve. Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit ‘Amerikan 2’ për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Martinaj kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, pasi mjekët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit.

Report Tv ka mësuar se mes mjekëve dhe policisë ka pasur debate. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët. Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë arrest në burg për Martinajn është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi. Ervis Martinaj është shoqëruar në mjediset e Qendrës Spitalore të Burgjeve vetëm në mbrëmjen e datës 9 tetor pas këmbënguljes së drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve.

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani 

Kjo ishte një situatë e paprecedentë ku mjekët e një spitali privat, pengojnë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor që detyronte policinë e Burgjeve të transferonte Martinajn nga spitali privat në spitalin e Burgjeve në Tiranë. Gjykata ka vendosur masën 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato. Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua dy ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Transferimi i Ervis Martinajt, Ministria e Drejtësisë: Ja pse e shkarkuam shefin e Policisë së Burgjeve

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar masat e marra për pengimin e transferimit Ervis Martinit, duke konfirmuar si padinë penale ndaj spitalit ashtu edhe masat e marra ndaj punonjësve që nuk zbatuan në kohë vendimin e gjykatës. Sipas Ministrisë bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit 'Amerikan 2' për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Ervis Martinaj, kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Ervis Martinaj.

Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë arrest në burg për Martinaj, është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.

Martinaj është shoqëruar në mjediset e Qendrës Spitalore të Burgjeve vetëm në mbrëmjen e datës 9 tetor. Përveç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Ervis Martinajn.

DEKLARATA E PLOTE E MINISTRISE SE DREJTESISE
Ministrja e Drejtësisë ka aprovuar propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për largimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani me motivacionin “Për mospërmbushje të detyrave funksionale”. Ky vendim është marrë për shkak të mosekzekutimit të vendimit nr.1878, datë 07.10.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vendosjen e masën së sigurimit “arrest me burg” për shtetasin Elvis Martinaj. Ky shtetas për shkak të gjendjes shëndetësore ishte akomoduar në ambientet e Spitalit Amerikan. Bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit Amerikan për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Elvis Martinaj, kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Elvis Martinaj. Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë arrest në burg për Martinaj, është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.

Shtetasi Elvis Martinaj është shoqëruar në mjediset e Qendrës Spitalore të Burgjeve vetëm në mbrëmjen e datës 9 tetor.Përveç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan 2, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Elvis Martini. Qeveria Shqiptare siguron çdo qytetar se ligji është i barabartë për të gjithë dhe kushdo që bëhet pengesë për zbatimin e tij do të marrë përgjigje shembullore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rrema: 10/10/2018 19:41

    Spitalet private dihet qe po ju ra ne dore ndonje peshk i madh qe ka leke nuk e leshojne deri sa ta rjepin.

    Përgjigju
  • Vladimir: 10/10/2018 11:37

    Urime Drejtorit te pergjithshem te burgjeve. Vetem keshtu behet shtet. Mjeket qene te detyruar te leshonin kartele me te gjitha vleresimet e tyre per gjendjen shendetsore te pacientit. Kaq. Ky spitali "amerikan" qe ka zaptuar mjediset e shqiptareve per dy leke dhe qe rjep shqiptaret paturpesisht me çmime skandaloze qofsha i gabuar, por ngjan si nje strukture mafioze, pseudo amerikane, te forte, mbi ligjin. Kush e shtroi ne nje spitale privat te plagosurin ne nje vendkrimi. Ka vend ne bote qe te lejon te hysh ne spitale i plagosur me arme zjarri pa u bere denoncimi para organeve te policise. Ku ishte administratori? Apo e ka me kollaj te jete nga kriminelet se sa nga shteti. I pari administratori duhet te shkoje brenda dhe te kuptoje se kur flet shteti, qendrohet gatitu.

    Përgjigju
    • agim: 23/10/2018 16:58

      Po sikur te kene dashur ta heqin qafe rruges ate dite sic perflitet?!Cila ishte urgjenca e levizjes kur ndaj Martinajt u be antentati.Le te paguaj dhe ky horr se boll ka bere zullume po jo ta heqin qafe per te mbuluar krimet dhe parate e pista te bandave te tjera,qe mesa duket kane pak lidhje dhe me shtetin.

  • Nxjxjxjzkzka: 10/10/2018 09:53

    Ketu duhet te futet ne loje dhe Urdheri i Mjekut si rregull. Po nejse.

    Përgjigju
    • Xhaferi: 10/10/2018 22:42

      Sigurisht qe Spitali Amerikan 2 nuk e lejonte se ishin ne mes parate e majme qe do mernin prej tij .O njerez Spitali Amerikan nuk sheron por i keqson pacientet, kam eksperiencen e familjes time .Shifrat e pagese shtoheshin dhe njeriu im u rendua keq per jeten

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin