Personi që shihni në foto është Klodjan Copja i dënuar në Angli me 17 vite burg pasi ndërtoi një rrjet kriminal përgjegjës për importin e kokainës në shtetin ishull që kapte vlerën e 150 milionë stërlinave. Gazetarët e "Daily Mail" kanë udhëtuar në Elbasan vendlindjen e baronit shqiptar të kokainës, për të gjurmuar pasuritë e ndërtuara me paratë e drogës në Angli.
“Nuk jemi në lagjen e qejfit në 'SOHO' në Londër, apo në ndonjë prej resorteve të famshëm në Itali, ku gjen lokale nga më luksozët. Jemi në bulevardin "Qemal Stafa" në Elbasan një prej qyteteve më depresiv të Shqipërisë dhe më të ndoturit. Por në qendër të këtij qyteti ndodhet lokali me emrin "Living"”.
Shkruan Daily Mail
Artikulli vijon me një pyetje: Kush mund të ketë aq shumë para për të ndërtuar një lokal kaq luksoz si 'Living' në një qytet si Elbasani?
(Artikulli i Daily Mail për bosët shqiptarë të kokainës në Britaninë e Madhe)
"Daily Mail" në vijim të artikullit shkruan se, në një prej pikturave të lokalit janë shkruar disa vargje nga kënga e grupit muzikor “The Beatles' me titull All You Need Is Love “E gjitha që ju duhet është dashuria. "Por në fakt ajo që duhet të shkruhej në këtë lokal është “E gjitha që ju duhet janë paratë e drogës”, theksohet në artikull.
Për mirë apo për keq thotë "Daily Mail" të gjithë në Elbasan e njohin Klodjan Copjan. Ai ngjason me Leonardo Di Caprion dhe kur kthehej nga Londra në Elbasan udhëtonte me një Ferrari të kuq. Perandoria e trafikut të kokainës ndërtuar nga 31 vjeçari Copja u shkatërrua kur u diktuan korrierët e grupit".
(Ferrari me të cilën lëvizte Copja në Elbasan sipas 'Daily Mail')
Për policinë angleze që hetoi rrjetin e tij kriminal ai ishte mjeshtër për tu fshehur. Kur e pa që të gjithë anëtarët e rrjetit ranë në prangat e policisë kriminale angleze ai ilegalisht u largua për ti shpëtuar arrestit.
Megjithatë Klodjan Copja do të arrestohej në kufirin greko-shqiptarë me një pasaportë të falsifikuar e më pas do të ekstradohej në Angli. Ndërkohë në Elbasan pak njerëz marrin guximin të përmendin emrin e Klodjan Copjat.
Në dëshimë për "Daily Mail" një qytetar nga Elbasani ka thënë:
”Një në tre persona në Elbasan kanë lidhje financiare me grupet kriminale. Prandaj edhe njerëzit nuk flasin për këtë problem. Nëse flet dikush do ta marrë vesh dhe makina jote është e rrezikuar të hidhet në erë. Në Elbasan janë tre grupe kriminale të lidhura me drogën në Angli nga ku ai i Klodjan Capajt është më i fuqishmi. Të gjithë ata janë të paprekshëm pasi e kanë blerë shtetin”.
"Daily Mail" thotë se ka parë regjistrin e bizneseve shqiptare nga ku rezulton se lokali "Living" i Klodjan Copjat është regjistruar në emrin e nënës së tij 62-vjeçare.
(Klodjan Copja i dënuar me 17 vite burg si koka i trafikut të kokainës në Angli)
KUPTOHET KJO ESHTE STRATEGJIJA RAMA
PërgjigjuPo kemi edhe hotel "Universin" si dhe karburant e shume prona te tjera te bere me pare droge dhe femrash.Nuk ka shtet te na arrestoj m.gj.th se luftojme diten per diell me policine e shtetit.Vrasim e presim ke duam ne dhe s'ka gjykate qe na gjykon
PërgjigjuKur ske ci ben gomarit i bie samarit ...
Opo ju lumt merit eshte qe punon as vrasjet nuk me interesojne se po i shkele ne kallo mir ta ben se njeri kot ste vret.. vetem spiuna mos u beni se humbet cdo lloj dinjiteti.. pun te mbar
Ne kohen e Enverit ishte parrulla "Nafta can bllokaden" ndersa sot eshte zevendesuar nga parrulla " Kokaina can bllokaden " .
PërgjigjuKy gkni ka banden e vet dhe tgjith kto te ky japin llogari e din gjith elbasoni qe kto jan çerrat e ktij,ai qe nga burgu prap drejton elbasanin me banden e tij banda e Çakedismeve quhet
Gooni edhe pse esht brenda prap banda e tij e kontrrollon elbasonin banda e te çakedismeve i thojn ,vin i japin gjith llogari ktij nburg
Eshte e vertet qe goni elbasanit e ka pas majt per cigare suelin . Rrespekte miku im goni qe kisha ne dhom lirim sa me te shpejt
Ket e ka pas mor goni nshpulla ket megjith suelin
Ne kemi dhe trregu ne shumices jemi bosa