'ISIS po na rrëmben fëmijët', Forcat Speciale rrethojnë Burrelin pas panikut, zbardhet ngjarja

'ISIS po na rrëmben fëmijët', Forcat Speciale rrethojnë Burrelin pas panikut, zbardhet ngjarja

Fotoja e endacakut që ka bërë xhiron e rrjetit

“ISIS po rrëmben fëmijët në Burrel”. Kjo është deklarata e cila vuri në alarm policinë e Shtetit dhe Forcat Speciale, të cilat për plot 24 orë kanë monitoruar qytetin e Burrelit për shkak të panikut që kishte përfshirë qytetarët.

Por e vërteta ishte krejt ndryshe. E gjithë rrëmuja u bë për një endacak, i cili njihej nga të gjithë por që u zmadhua nga të rinjtë zonës, të cilët për arsye që nuk dihen e keqinterpretuan ngjarjen.

Pas monitorimit të qytetit dhe identifikimit të endacakut, Policia ka dalë në një deklaratë për shtyp ku edhe sqaroi ngjarjen.

Në njoftimin e tyre, ata u shprehën se informacionet e mbërritura tek ta ishin dashakeqe dhe me qëllim sfumimin e rezultateve që Policia ka arritur ndaj krimit të organizuar.

Reagimi i plotë i Policisë:

Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët. Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi.

Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Si lindi historia me “njeriun” e ISIS që shkaktoi panik në qytetin e Burrelit (Detaje)

Jo vetëm Policia e Burrelit por edhe efektivë civilë të Forcave Speciale të ardhur enkas nga Tirana mbajtën nën monitorim prej 24 orësh qytetin e Burrelit, pas panikut të shpërthyer atje se njerëz të ISIS ndodheshin në qytet e kishin si qëllim t’ju grabisnin fëmijët.

Ndonëse e gjithë ngjarja rezultoi të ishte një flluskë sapuni, gazetari i Report TV mëson se i gjithë qyteti u përfshi nga paniku i lajmit të përhapur gojë më gojë mes njerëzve.

Lajmi për prezencën e personave që i përkasin ISIS është përhapur nga disa banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. Kanë qenë ata që një ditë më parë e kanë parë endacakun e veshur me të zeza teksa flinte gjumë në afërsi të banesave të tyre.

Ai, siç thonë burime të Report TV, ishte i mbuluar me një batanije për tu mbrojtur nga i ftohti gjatë natës, por kaq ka mjaftuar që fantazia e banorëve të tejkalojë përmasat e reales. Ata kanë lajmëruar policinë e Burrelit të cilët kanë bërë verifikimet përkatëse. Mund të duket qesharake, por paniku u bë aq i madh në qytet, siç thonë burimet, aq sa u kërkua edhe ndërhyrjen e forcave speciale nga Tirana.

“Endacaku që lëviz nga Tirana, në Dibër e Burrel është i njohur për të gjithë. Atë e zuri gjumi një natë më parë pranë SMT-së së qytetit, aty ku banon komuniteti rom dhe egjiptian dhe ata u alarmuan duke e quajtur njeri të ISIS. Lajmi mori dhenë dhe gjithë qyteti u alarmua. Është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht por kjo ndodhi”,- thotë një burim për gazetarin e Report TV.

Referuar të njëjtave burime, paniku ishte aq i madh sa edhe në një rast tjetër është verifikuar një grua që kulloste bagëtitë, e që mbante në kokë një shami të zezë.

“E pamë një njeri të ISIS aty, e pamë këtu, thoshin banorët, u krijua një alarm fals sa nuk e di se si mundën ta besojnë shumica e njerëzve”,- thotë qytetari.

Kujtojmë që për ngjarjen reagoi edhe vetë Policia e Burrelit dhe i cilësoi disinfrmacione dashakeqe gjithë sa ndodhi.

"Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët. Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi. Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin”

Ndërkaq në lidhje me një person të veshur me të zeza që qarkullon në qytet, thuhet të jenë disa të rinj që kanë përfituar nga rasti e thashethemet e përhapura, për të bërë humor. Fotot e tij janë përhapur në rrjetet sociale.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 26/09/2018 08:17

    Mos fkini mbi dafina se ku ka ze s'eshte pa gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA