Itali, në pranga 'skifterët' shqiptarë, shisnin bizhutë e vjedhura dhe blinin drogë (VIDEO)

Itali, në pranga 'skifterët' shqiptarë, shisnin bizhutë e vjedhura dhe blinin drogë (VIDEO)

Policia italiane gjatë aksionit

Një grup grabitësish, pjesa më e madhe shqiptarë, janë arrestuar nga karabinierët në Busto Arsizio, në provincën e Vareses, në Itali. Ata akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve në rajonin mes Milanos dhe Vareses.

Mediat italiane bëjnë të ditur se me paratë e përfituara kryenin blerjen e lëndëve narkotike për ta rihedhur më pas në treg. Policia italiane ka dokumentuar rreth 25 vjedhje banesash dhe biznesesh, ku preja e preferuar e grabitësve shqiptarë dhe jo vetëm, ishin bizhutë dhe sendet e tjera të çmuara. 

“La Republica” shkruan se hetimet ndaj grupit kanë nisur në fillim të vitit 2016, pas një vjedhje të kryer në një kompani në Milano. Nga operacioni i koduar “Lecke” sipas mediave lokale italiane, është zbuluar se një pjesë e grupit zhvillonte biznes me anëtarë të krimit të organizuar shqiptar në Itali. Të arrestuarit janë transferuar në burgje të ndryshme në rajon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm