U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë e Italisë shpall të pafajshëm 3 shqiptarë (EMRAT)

ITALI- Tre shqiptarë të dënuar me nga 23 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit të Torinos u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Lartë italiane. I vetmi që ishte arrestuar për  vrasjen e Shpëtim Frashërit në vitin 2017, ishte Hasim Murataj, ndërsa Sabri Brakaj dhe Çerçiz Banushi, të cilët gjithashtu u shpallën të pafajshëm, janë në arrati.

27-vjeçari Hasim Murataj u arrestua më 13 gusht 2023 nga Policia e Vlorës, dhe deri më tani mbrojtësit e tij në Itali kishin kundërshtuar ekstradimin deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, ndërsa dy të tjerët, Brakaj dhe Banushi nuk ishin kapur asnjëherë nga autoritetet italiane.

Vendimi i Supremes erdhi pas një beteje të gjatë të mbrojtësve të treshes shqiptare, pjesë e së cilëve ishte edhe avokatja shqiptare Ilenja Mëhilli dhe ishte unison me vendimin e dhënë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila i kishte shpallur të pafajshëm.

Por, cila ishte përfshirja e Muratajt, Brakajt dhe Banushit në vrasjen e Shpëtim Frashërit?

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzoheshin 3 të rinjtë ndodhi më 22 tetor 2017. Konflikti ishte mes Shpëtim Frashërit, i cili kishte nën kontroll një punonjëse seksi, me të cilën ishte dashuruar Donald Rushiti. Për këtë shkak dyshohet se ndodhi konflikti mes të dyve dhe gjatë një sherri rreth orës 03:00 të mëngjesit Rushiti qëlloi me 2 plumba Frashërin, duke e lënë fillimisht të plagosur, por që më pas humbi jetën në spital.

Pas të shtënave, Donald Rushiti rezulton se ka kërkuar ndihmë tek Murataj, Brakaj dhe Banushi, të cilët kanë mbërritur më vonë në vendin e ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë shërbyen për prokurorin për të apeluar vendimin e pafajësisë të Shkallës së Parë, i cili pretendoi se ishin pjesë e konfliktit, duke pasur parasysh lidhjen familjare që të tre kishin me autorin e vrasjes.

Në vendimin e Apelit të Torinos, të tre u dënuan me nga 23 vjet burg, ndërsa vetë autori i vrasjes, Donald Rushiti, u dënua vetëm me 10 vjet e 6 muaj. E gjithë kjo situatë e ngatërruar u rregullua nga Gjykata e Lartë, e cila bazuar tek provat shpalli të pafajshëm 3 shqiptarët që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen. Megjithatë, prokurori i çështjes, referuar vendimit të dhënë nga Supremja, ka të drejtë të dërgojë sërish në Apel çështjen.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë