POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ja arsyeja përse këndojmë duke bërë dush, zbulojeni tani

Foto ilustruese

Profesori dr. Graham Welsh i Universitetit të Londrës rekomandon se duhet të këndoni kur jeni duke bërë dush, sepse do të keni dobi të shumëfishta shëndetësore.

Ky ekspert ka arritur deri te rezultatet e jashtëzakonshme në aspektet shëndetësore.

Personat nën dush inspirimin për të kënduar e marrin për shkak të ndjenjës së sigurisë dhe relaksimit që ua sjellin uji, i cili rrjedh nëpër trup, ngrohtësia, avulli i ujit dhe hapësira akustike në të cilën gjenden.

Me këndimin nën dush spontanisht ndikojnë në rrjedhjen vetjake të oksigjenit në qarkullimin e gjakut, si edhe në punën e grupeve të mëdha të muskujve të pjesës së sipërme të trupit.

Edhe në kuptimin psikik, këndimi është i dobishëm, sepse çon deri në zvogëlimin e nivelit të stresit nëpërmjet sistemit endokrin, i cili është i lidhur me mirëqenien emocionale.

Mirëpo, shtrohet pyetja përse njerëzit nuk këndojnë në banjë kur bëjnë ndonjë veprim tjetër, siç janë krehja e flokëve apo rregullimi?

Këndojnë në kabinën e dushit, sepse dimensionet i ka të vogla, prandaj edhe tingulli është më i pasur, ndërkaq cilësia e zërit më e mirë.

Veç kësaj, uji i ngrohtë, drita, aromat e këndshme, si edhe ndjenja e freskisë dhe e pastërtisë personin plotësisht e relaksojnë. Posaçërisht nëse një kohë të caktuar e ka kaluar në ambient të ftohtë.

Nën dush lirohen edhe trupi edhe mendja, ndërsa kjo gjendje e këndshme çon në ndjenjën e lumturisë, e cila shpesh shfaqet duke kënduar.

Ekziston mendimi edhe që valët tingullore të cilat refuzohen nga pikat e ujit krijojnë tingull të këndshëm, shpjegon dr.Welsh.

a.de.
Komento