Pse është më mirë të bëni dush në mbrëmje dhe jo në mëngjes, zbuloni 6 arsyet

Pse është më mirë të bëni dush në mbrëmje dhe jo në mëngjes, zbuloni 6 arsyet

Foto ilustruese

Dermatologët rekomandojnë që duhet të kalojmë 5 deri në 10  minuta në ditë duke bërë dush. Ndërsa disa prej nesh bëjnë dush çdo mëngjes, të tjerët preferojnë ta bëjnë atë gjatë mbrëmjes. Dhe megjithëse koha kur bëni dush varet nga preferencat tuaja personale, ata që zgjedhin ta bëjnë atë gjatë natës, në të vërtetë mund të korrin më shumë përfitime për bukurinë dhe shëndetin.

Të bërit dush gjatë natës të sjell këto përfitime:

1. Ju ndihmon të bini në gjumë më shpejt

Një dush në mbrëmje relakson trupin dhe mendjen tuaj, dhe kur e bëni atë në kohën e duhur mund t'iu ndihmojë të bëni një gjumë më të qetë e të rehatshëm. Dushi me ujë të ngrohtë, 90 minuta para gjumit, mund t’ju ​​ndihmojë të bini në gjumë rreth 10 minuta më shpejt se zakonisht. Kjo ndodh sepse uji i ngrohtë ul temperaturën e trupit tuaj.

2. I sjell përfitime lëkurës

Dushi në mbrëmje mund të ndihmojë në mbajtjen e puçrrave larg. Flokët tanë mbledhin baktere gjatë gjithë ditës dhe ndërsa shtrihemi për të fjetur pa bërë një dush në darkë, të gjitha këto papastërti transferohen në jastëk e më pas në fytyrë. Për shkak se lëkura jonë rigjenerohet ndërsa ne flemë, të flini me lëkurë të pastër dhe të freskët do të thotë gjithashtu se qelizat tuaja të reja të lëkurës do të jenë të shëndetshme.

3. Mund të lehtësojë alergjitë sezonale

Nëse vuani nga alergjitë sezonale, bërja e një dushi gjatë natës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave. Duke qëndruar gjithë ditën jashtë, poleni dhe pluhuri, mbesin në lëkurë e rroba, dhe nëse nuk bëni dush para se të flini, mund të përfundojë në shtratin tuaj. Nëse e keni zakon të bëni dush në mëngjes, merrni parasysh të ndryshoni rutinën tuaj dhe të bëni një dush natën në mënyrë që të shmangni simptomat e pakëndshme.

4. Flokët tuaj do të jenë më të shëndetshëm

Nëse i lani flokët në mbrëmje, do të keni më shumë kohë për t’i lënë të thahen natyrshëm, pa përdorur një tharëse. Kjo, nga ana tjetër, do t'i mbajë flokët tuaj me shkëlqim më gjatë. Tharja e flokëve tuaj me nxitim në mëngjes mund të dëmtojë flokët tuaja, duke i djegur ato.

5. Ndihmon në luftimin e djersitjes së tepërt

Ndërsa një dush në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyeshme për tu freskuar para se të përballeni menjë ditë të gjatë, dushi në mbrëmje mund t'iu ndihmojë të parandaloni erën e trupit. Bërja e një  dushi të ftohtë para se të shkoni në shtrat mund të ndihmojë në zvogëlimin e djersitjeve të natës nga të cilat vuajnë shumë njerëz.

6. Mund të parandalojë ngërçet e muskujve

Nëse muskujt tuaj ndjehen të lodhur pas një dite të gjatë në punë, bërja e një dushi të ngrohtë në mbrëmje mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve. Marrja e një dushi të ngrohtë mund të parandalojë ngërçet e muskujve gjatë natës, një gjendje që prek deri në 60% të njerëzve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhavit: 08/10/2021 22:31

    Shtet neveritës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja