Kanceri në laring/ Kur varfëria të lë edhe memec, 100 raste në vit

Hamza Jaho në moshën 58 vjeç kuptoi se kishte probleme me zërin. Pas vizitave te mjeku ai zbuloi se shqetësimi i tij shkonte përtej një problemi të zakonshëm, pasi u diagnostikua me kancer laringu. Sot, Hamza ka gati 3 vite që përdor protezën, e cila i kushton atij rreth 600 euro.

Kisha trashje zëri dhe kujtoja se kisha ftohje. Vajta tek doktori dhe u vizitova. Aparatin e kam gjetur me mik, ma kanë sjellë. 

Hamza Jaho

Por, Hamzai kërkon që ai dhe të sëmurët e tjerë të ngjashëm me të, të përfshihen në një skemë rimbursimi për aparatet e zërit që përdorin pasi shpenzimet e tyre janë të shumta.

Çfarë shteti? Xhaxhai ska marrë gjë. Bëj apel që të na ndihmojë shteti.

Hamza Jaho

Në Shqipëri kjo sëmundje po fillon të bëhet shqetësuese. Mjeku otorinolaringolog Besim Boçi thotë se mesatarisht në vendin tonë janë rreth 100 raste çdo vit që paraqiten në shërbim në stade të ndryshme.

Një pjesë të mirë të shenjave i injorojnë dhe kur paraqiten tek ne, paraqiten me stade të avancuara kryesisht me vështirësi në frymëmarrje dhe kjo i detyron të paraqiten tek mjeku. 

Besim Boçi

Ajo që vihet re është se kanceri i laringut po ndeshet në mosha gjithnjë e më të reja, ndonëse më parë prekte moshat mbi 50 vjeç, sot ka raste në mosha të reja, edhe te 35 vjeç. Por, cili është shkaktari kryesor i kësaj sëmundje?

Lidhet me përdorimin e duhanit dhe alkoolit. Sa më shumë të keni konsumuar, aq më shumë jeni të riskuar.

Besim Boçi

Kostoja e aparatit është e gjitha e mbuluar nga pacientët. Mjeku Boçi thotë se shteti duhet të ndërhyjë duke bërë të mundur rimbursimin e kësaj proteze.

Edhe në Shqipëri është futur një teknike për reahbiliitmin e zërit, e cila është efektive duke prodhuar një zë 100% se para kur të hiqte laringun. Nëse do ishte e rimbursushme nuk do të përbënte ndonjë shifër të madhe për spitalin. Është plotësisht e përballueshme për t'i fitur në paketat e rimbursueshme.

Besim Boçi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës