Klubet votojnë për Ligën Profesioniste, ja kush do jetë presidenti i saj

Klubet votojnë për Ligën Profesioniste, ja kush do jetë presidenti i saj

Logoja e FSHF

Pas shumë përpjekjeve të shpërndara në vite klubet e Superligës kanë vendosur unanimisht për krijimin e Ligës Profesioniste. Kjo e fundit do të ketë ekskluzivitetin e organizmit të Superligës me qëllimin që të jetë e pavarur nga FSHF dhe të rrisë cilësinë e garës apo të sjellë maskimizimin e fitimeve. 

Të 10 klubet kanë vendosur sot që presidenti i Ligës Profesioniste të jetë Edvin Libohova, i cili aktualisht mban postin e zv/presidentit të FSHF-së dhe atë të një prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Libohova nuk është thjesht një njohës i mirë i futbollit, por edhe një ekspert i ekonomisë dhe sistemit bankar, gjë e cila ia shton kreditet për detyrën që do të mbajë. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse Libohova do të japë dorëheqjen nga postet e tjera.

Hapi i parë i krijimit të Ligës Profesioniste është regjistrimi i saj në gjykatë, ndërsa pretendohet se sezonin e ardhshëm ajo do të jetë funksionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës