Celulari në timon/ Ndreu: Jo bllokim patentash për emigrantët, dyfish gjobë

TIRANE- Kërkohet që të dyfishohen gjobat për të gjithë përdruesit e makinave që kapen duke komunikuar në celular ndërkohë që janë duke drejtuar automjetin. Kjo iniciativë ka ardhur nga zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj në Komisionin e Sigurisë ku ishte duke u diskutuar për një ndryshim në Kodin Rrugor Shqiptar.

Është një problem real dhe shumë i rëndë, është burim i një numri të madh aksidentesh, pra është një shqetësim real. Kemi pasur një eksperiencën të suksesshme kur janë ashpërsuar sanksionet me rripin e sigurimit, ndërsa për përdorimin e celularëve, që janë akoma më shqetësues, sanksionet vazhdojnë të jenë të vogla. 

Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm

Nga 8 aksidente që ndodhin 6, një nga shkaqet është celulari. Masa është shumë qesharake. Ka ngelur një dispozitë e vitit 1992. Është krejtësisht e papërshtatshme me realitetin.

Mitat Tola, kreu i Policisë Rrugore Tiranë

Komisioni i Sigurisë shqyrtoi këtë të martë propozimin e deputetit të PS, Pjerin Ndreu që nëpërmjet një nisme kërkon dyfishimin e gjobës për drejtuesit me leje drejtimi të huaja kur u pezullohet patenta nga autoritetet shqiptare. 

“Ajo që ne duhet të bëjmë është t’u krijojmë lehtësia shtatasve shqiptarë, emigrantëve tanë, që vijnë në Shqipëri, iu merret patenta për një shkelje dhe absolutisht asnjë lloj mundësie për ta marrë minimalisht për 3 muaj”.

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në Komisionin e Sigurisë. Diskutimet u zhvilluan mes socialistëve, që kërkuan disa qartësime lidhur me propozimin e kolegut socialist.

“Ai që dëshiron të paguajë dyfishin e gjobës mos t’i hiqet patenta. Ai që do të ndjekë procedurën le ta ndjek”, Luan Duzha. 

Ideja e ndryshimit ka qenë pikërisht kjo, alternativa. Nëse ti dëshiron mund të hysh në procedura për ta marrë patentën shpejtë, nëse nuk dëshiron prit 3 muaj, të kalojë historia e dënimit, kjo është zgjedhja jote.

Pjerin Ndreu, deputet i PS

Propozimi i zv/ministrit të Brendshëm do të shqyrtohet në një mbledhje tjetër. Parimisht u mbështet nga deputetët socialistë por për të miratuar ndryshimet në Kodin Rrugor është e nevojshme edhe vota e opozitës.

Nismat në këtë Kod miratohen me minimumin 84 vota të deputetëve të Parlamentit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bajoneta: 05/04/2019 14:48

    Me gjith respektin qe kam.per Pjerinin.dua te them qe ketu e ke dhi fare.ligji eshte i barabarte per te gjith i nderuar.apo haj se kan lek emigrantet.

    Përgjigju
  • Pjerini dhive: 10/07/2018 15:06

    Ta paguj I gjob 4 fish me kusht mem ba 1 Blowjob

    Përgjigju
  • Mirditori: 10/07/2018 15:02

    Po me ju pagu gjoben 3 fish pasi munsi me jau marr edhe ne g•• emigrantve .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje

Jetë kulturore në Fier! Çelet sezoni teatror deri në fund të tetorit, në skenë 11 shfaqje