Komisioni hetimor për “Tahirin”,
PD cakton katër anëtarë

Për sa i takon ngritjes së Komisionit Hetimor për të kontrolluar veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Partia Demokratike ka përcaktuar sot se cilët do të jeënë përfaqësuesit e saj në këtë komision.

Edi Paloka do të jetë kryetari i komisionit që do të udhëhiqet nga opozita, ndërsa anëtarët e tjkerë do të jenë: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi dhe Flamur Noka.

Nga radhët e shumicës, e cila do të ketë edhe mazhorancën në këtë komision, është përcaktuar vetëm nën.kryetarja, që do të jetë Ermonela Felaj.

Objekti i komisionit do të jetë verifikimi i çdo lloj dyshimi për ndikim të paligjshëm në ushtrimin e ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organet kompetente te ngarkuara me ligj, në hetimin penal të këtij rasti.

Komisioni do të jetë i përbërë nga 11 deputetë dhe do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat 6-mujor nga hyrja në fuqi e vendimit për ngritjen e tij.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje

Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje