Kontrabandonin në Shqipëri Range Rover luksozë, shkatërrohet banda (Ja emrat)

Prokuroria e Tiranës ka shkatërruar një grup të mirëorganizuar i cili trafikonte kontrabandë në vendin tonë automjete tip Range Rover të vitit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

Disa doganierë, një punonjës i agjencisë së regjistrimit të automjeteve dhe disa biznesmenë janë arrestuar për veprat penale si shëprdoirim detyre, falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve dhe tregtimi i mallrave kontrabandë.

Duke qenë se sipas ligjit shqiptar automjetet që kanë më pak se 10 vjet që nga vitprodhimi i tyre kanë një tarifë më të lartë doganore, grupi duket se duke flasifikuar dokumentet i ka deklaruar si më të vjetra veturat, në mënyrë që të paguante një tarifë më të vogël doganore, çka do ta rriste ndjeshëm fitimin e grupit në fjalë me shitjen e makinave Range Rover në tregun vendas.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal në vitin 2017 për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar respektivisht nga nenet 174 dhe 248 të Kodit Penal. 

Pas një hetimi disamujor të prokurorëve të Strukturës së Posaçme (Forca e Ligjit) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

-Elison Shehaj, lindur në Ballsh-Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (4 herë) dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/3 ( 4 herë) i K.Penal. Ky shtetas ka pasur pozicion pune specialist i regjistrimit të mjeteve në DRSHTR-Tiranë.

-Mirjan Driza, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” (2 herë). Ky shtetas ka pozicionin e agjentit doganor në agjencinë doganore “Laura One”, Durrës.

-Xhani Rama, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Ervin Demiraj, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/3 (2 herë).

-Aurel Karaj, lindur në Tiranë dhe banues në Kodër Kamëz, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i  K. Pr. Penale.

Masa e sigurimit arrest në burg është caktuar dhe ndaj tre shtetasve, I.T, Th.R dhe R.H, të cilët janë shpallur nga policia në kërkim.

Organi procedues në funksion të këtij hetimi ka caktuar dhe masat ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasve:

-Merita Zonja, lindur dhe banues në Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i  K. Pr. Penale.

-Ilir Prifti, lindur në Lushnjë dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i  K. Pr. Penale.

Masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore është caktuar për shtetasit:

-Miri Zenaj, lindur dhe banues në Fier, i dyshuar për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178/1 masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i  K. Pr. Penale.

-Imerr Kaca, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal, masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqiturn në policinë gjyqësore”, e parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale.

Ndaj personave të sipërpërmendur janë urdhëruar masat e sigurimit nga gjykata, pasi  dyshohet se prej tyre janë futur kontrabandë në vend makina luksoze kryesisht të markës “Range Rover”, të vitit të prodhimit 2015, duke shmangur vlerën e doganës.

Prokuroria e Tiranës, strukrura e posaçme "Forca e Ligjit"

Administrata Doganore Shqiptare ka falenderuar Prokurorinë për finalizimin e rastit hetimor të shmangies së detyrimeve doganore për automjetet luksoze.

Gjithashtu Administrata Doganore iu bën thirrje të gjithë qytetareve dhe bizneseve qe te mos bien ne "kurthin e mashtruesve", si agjenci doganore, por t'u drejtohen strukturave tona ne cdo dege Doganore per asistence teknike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 22/05/2018 09:31

    Haha rrumpalla shqiperi,shperdorim detyre 2 here,4 here ,

    Përgjigju
  • Fredi: 21/05/2018 21:43

    Banda LSI nen presion te rrepte nga ligji tani qe nuk jane me ne pushtet. Prandaj cirret derrkuci miop Vasili. Mona eshte terhequr se ka " hallin " si te fshehe pasurine e vjedhur.

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/05/2018 19:28

    Shpejt urgjentisht dergojini bajgat në punë të detyruar kur ti burgosni që të kuptojnë se vetëm me punë të ligjshme jetohet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)