Kosovë, miratohet projektligji 15
vjet burg kush lufton jashtë vendit

Kosovë, miratohet projektligji 15<br />vjet burg kush lufton jashtë vendit
KOSOVE - Me 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ky projektligji ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, në dënime që variojnë nga, 3 deri në 15 vjet burg.
 
Nxjerrja e këtij ligji, ka ardhur si nevojë e sanksionimit të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, pas rasteve të evidentuara tashmë të pjesëmarrjes së dhjetëra personave në luftën e Sirisë. 
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ky projektligj ka ardhur për qëllim mbrojtjen e interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Sipas tij, është vërejtur një trend i rritjes së numrit të individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë e me qëllim të realizimit të përfitimit të sferave të tyre të interesit po u bashkohen në formë të organizuar apo të pavarur kryengritjeve apo konflikteve të ndryshme jashtë vendit.

Edhe pse ky projektligj u miratua në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia e Drejtësisë, janë shprehur kundër votimit, duke thënë se nëse dëshirojnë ta bëjnë parandalimin e qytetarëve të Kosovës në organizatat terroriste apo grupet terroriste, atëherë kjo gjë duhet të rregullohet me një ligj kundër terrorizmit.


Marrë nga 'Kosovapress'


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës