Ballsh, burri i dehur s'lejon gruan të shkojë te prindërit për Vitin e Ri, e vret bashkë me motrën (VIDEO)

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur qytetin e Ballshit në ditën e dytë të vitit 2019. Burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj, pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe motra e saj Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa Gazment Musta 34-vjeç është arrestuar menjëherë.

Sipas policisë së Fierit, autori ka qenë i dehur në momentin që i ka qëlluar me thikë për vdekje gruan dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në banesën e çiftit në një pallat brenda qytetit të Ballshit. Burime për Report Tv pohojnë se shkak ka qenë kërkesa e 31-vjeçares për të shkuar tek prindërit e saj për festat.

Burri, i cili sapo ishte kthyer i dehur pas vizitës te prindërit e tij në fshat, nuk e ka lejuar gruan dhe pas sherrit ka marrë thikën duke qëlluar disa herë për vdekje fillimisht gruan, ndërsa më pas kunatën, e cila ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti edhe vetë e vdekur. Çifti ka dy fëmijë 3 dhe 7-vjeç, të cilët kanë qenë në banesë në momentin e ngjarjes, por jo në dhomën ku babai i tyre u vrau nënën dhe tezen. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, fqinji për Report Tv: Ishin familje e qetë, Gazmenti erdhi i dehur

“Para se të vinte në banesë ishte te prindërit për të festuar Vitin e Ri”. Kështu shprehet për autorin njëri nga fqinjët e familjes Musta në Ballsh pas ngjarjes pasditen e sotme. Jashtë kamerat ai thotë se familja ishte e qetë dhe se Gazmenti kishte dy ditë që ishte kthyer nga Greqia. “Vajzat i njihja, ishin njerëz shumë të mirë. Gëzonin respektin e fqinjëve. Burri ka punuar në Greqi, ndërsa kishte dy ditë që kishte ardhur dhe kishte qenë te prindërit në fshat për festat. Kur u kthye ka qenë i dehur’ tha ai.

Ora 20:31
FOTO/ Ja kush është burri që vrau gruan dhe kunatën në Ballsh

Gazment Musta vrau me thikë gruan dhe kunatën e tij, Merisa Caushaj pas një debati. Këto janë fotot e autorit dhe të bashkëshortes së tij.

Ora 20:13
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, autori ishte kthyer në banesë i dehur pas vizitës te prindërit

Gazetari i Report Tv Kristaq Thano bazuar te dëshmitë e familjarëve mëson se autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë, ndërsa ishte kthyer i dehur në banesë. Sapo ka hyrë në shtëpi, gruaja ka kërkuar që të shkojë edhe ajo te prindërit e saj, por Gazment Musta ka refuzuar. Pas debatit ai vrau gruan dhe kunatën.

Ora 19:24
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, burri ishte kthyer nga Greqia për festat

Report Tv sjell pamjet kur ambulanca transporton për në morg dy trupat e viktimave në Ballsh nga apartamenti ku u qëlluan për vdekje. Çifti Musta jetonte në lagjen ‘5 Shkurti’ në Ballsh. Burri, Gazment Musta kishte vetëm 2 ditë që ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit, ndërsa pas debatit vrau gruan dhe kunatën.

Ora 18:28
Gruaja donte të shkonte te prindërit/ Zbulohet motivi i vrasjes së dyfishtë në Ballsh

Report Tv zbulon shkaqet e vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e sotme. Sherri në çift ka nisur, pasi gruaja donte të shkonte te prindërit e saj për festat, por burri nuk e ka lejuar. Pas debatit të fortë, ku e pranishme ishte edhe kunata, burri ka marrë thikën duke i qëlluar për vdekje.

Ora 18:21
Zbulohen emrat e dy viktimave në Ballsh

Report Tv zbulon emrat e viktimave në Ballsh. Ata janë Gentiana Caushaj, gruaja e autorit dhe kunata Merisa Caushaj. Ndërsa autori i vrasjeve është Gazment Musta.

Ora 18:20
Vrasja e dyfishtë në Ballsh, policia: Autori ishte i dehur, i qëlloi me thikë (VIDEO)

Sipas policisë autori i vrasjes së dyfishtë në Ballsh ka qenë i dehur.  Pas debatit në banesë, ai ka marrë thikën duke goditur fillimisht gruan më pas motrën e saj për vdekje, ndërkohë që është arrestuar menjëherë. “Gazment Musta u arrestua pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Chicago: 03/01/2019 01:57

    Po vriteni 1 ne mes te qytetit e te shofin ben me njeri te vere dore te mamaja babai gruaja apo te tjete se e kane bere si mode i fusin brenda dhe dalin te pa fajshem per mendimin tim te pushkatohet ne mes te qytetit se cfare po na shofin syte o zote per ata femije qe kane pare tmer god bless

    Përgjigju
  • Pato: 02/01/2019 23:29

    Ti nga ballshi te duket normale qe vete ky feston me prinderit e tij dhe nusja spaska te drejt te festoj me te sajet po duhet ti vras ky kurva qe vjen nga greqia , pse sja futi dhe vetes la femijet jetim . Vetem ne shqiperi ndodhin gjera te tilla , kemi 30 vjet emigrim dhe sndryshuam po te njejtet injorant ngelem

    Përgjigju
  • Ballshioti: 02/01/2019 21:41

    Ju qe gjykoni nga ekrani mos u nxitoni njehere se kjo eshte me e thelle se cduket si ceshtje.Dy dite tjetri qe kish ardhur nga greqia gruaja e le vetem per te ikur te prinderit?Tjetri ka pas qef ta kaloj ne shpin e vet psh me gruan e vet e femijet.

    Përgjigju
    • Fraiku: 03/01/2019 01:40

      Ti thua e thelle o ballshuk dhe e mbledh naften ne siperfaqe. Perse pune qefi eshte shkaku i tragjedise? Nuk ma ka fajin pija jo, ka qene i ngarkuar emocionalisht me pare, sot vetem ka shperthyer. Krim i rende shume, mjere ato qe iken se femijet do rriten. Menalitet barbar ne te gjithe shqiperine.

  • o moj bukuria jote toka mallakastriote: 02/01/2019 20:32

    ske fjal te thuash gjynah ata femij qe do riten me trauma gjunah i madh dhe per ato te shkreta qe iken ne lule te rinise nga nje qen i cmendur

    Përgjigju
  • laluci: 02/01/2019 19:57

    para nje jave shat gjoja malokt,po qy esht verior.mos tju degjoj me te shnani krahinat se nje m.t jemi

    Përgjigju
  • Fredi: 02/01/2019 19:18

    Bo bo bo ç fundërrinë neandertali... As njeriu neandërtal nuk kryente krime të tillë. Pu pu pu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës