Kthehet në Kakavijë autobusi
me sportistë minorenë grekë

Kthehet në Kakavijë autobusi<br />me sportistë minorenë grekë
GJIROKASTËR – Kthehet në Kakavijë një autobus me sportistë minorenë grekë.

Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje rreth orës 15:00, teksa autobusi me 24 sportisë minorenë grekë të arteve marciale po tentonte të futej në territorin shqiptar.

Po ata janë ndaluar, pasi sportistët minorenë nuk dispononin dokumentacionin e duhur. Burime nga policia për A1 Report bënë të ditur se “sportistët nuk kishin as dokumente identifikimi dhe as autorizim nga prindërit, ndërsa pa autorizim nga prindërit, fëmijët nuk mund të kalohen”.
 
Siç njoftoi korrespondenti i "A1 Report" në Gjirokastër, Piro Nase, kjo problematikë u verifikua kur pas kontrollit të pasaportave të shoqëruesve të tyre u erdhi radha minorenëve nën 18 vjeç të ekipit.

Shoqëruesit paraqitën një listë shumëemërore, gjë e pranueshme kjo për palën greke. Por kjo shkelte haptas parimet e reciprocitetit me Shqipërinë. Sipas burimeve nga policia kufitare në Kakavije, ky kalim u quajt "i pamundur" dhe kujdesi ndaj tyre nga shteti shqiptar duhet të jetë shumë i madh. Sportistët s’kishin as pasaporta, apo karta identiteti.

Ata do të merrnin pjesë në kampionatin ndërkombëtar të arteve marciale, që fillon nesër në Durrës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani