Një 10-vjeçare shqiptare në Greqi është përjashtuar nga shkolla ku sapo ishte regjistruar këtë vi të ri shkollor, pasi klasa e saj kishte kaluar numrin e nxënësve që lejohet të përmbajë një klasë.
Masat e reja të Ministrisë së Arsimit në Greqi kërkojnë që një klasë të mos ketë më shumë se 25 nxënës në përbërje, ndaj Drejtoria e Arsimit të Halkidhikisë vendosi përjashtimin e 10-vjeçares shqiptare nga shkolla në fshatin Simantra, ku e mitura jetonte me familjen. Shkolla në fshatin Simantra kishte vetëm një klasë të 5, me 26 nxënës, në të cilën ishte dhe e mitura shqiptare dhe për të mos krijuar një klasë të dytë paralele u vendos përjashtimi i saj.
Tashmë e mitura duhet të ndjekë mësimet në një shkollë në fshatin fqinj, konkretisht në Portaria, që ndodhet 8 km larg nga banesa e saj dhe familja nuk mund ta dërgojë atje.
Babai i vogëlushes, Altin Tocila, është shprehur për mediat greke se njoftimi për përjashtimin e vajzës së saj erdhi nga drejtoresha e shkollës një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.
Pasi prindërit e vajzës kanë kundërshtuar, drejtoresha ka lajmëruar policinë për të nxjerrë fëmijën nga ambientet e shkollës.
Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor të rajonit Halkidhiki u solidarizua me rastin e familjes shqiptare dhe zhvilloi një protestë para Drejtorisë Arsimore në Polygyros të Halkidhikisë.
Keshtu ashte kur ste man shpija jote. Shqipnin tu tall bota me ne
Përgjigju