Kukës, AKU bllokon 52kg mish pa vulë e certifikate veterinare
Në një deklaratë për mediet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar, se pas një inspektimi e kontrolli të kryer në një pikë tregtare mishi, ka bllokuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit 52 kg mish viçi dhe qengji pa vulë
Mishi i bllokuar nga AKU-ja e Kukësit
AKU-ja vazhdon kontrollin për parandalimin e shitjes së produkteve pa vulë dhe jashtë standarteve të kërkuara. Përmes një deklaratë për mediet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar, se pas një inspektimi e kontrolli të ushtruar në një pikë tregtare mishi, ka bllokuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit 52 kg mish viçi dhe qengji pa vulë, dhe në mungesë të certifikatës veterinare.
Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme, kanë bllokuar 52 kg mish përkatësisht 22 kg mish qengji, 20 kg mish viçi dhe 10 kg kokë qengji, në një pikë tregtimi mishi në pronësi të Fadil Elezit, në rrugën Dituria lagjja nr. 5 në qytetin e Kukësit, pa vulë dhe i pashoqëruar me certifikatë veterinare.
Gjatë inspektimit, është konstatuar se ky subjekt rezultonte me statusin i pezulluar në sistemin e Qendrës Kombëtare të Bizneseve. Për mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare, ndaj subjektit është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë.

( Mishi i bllokuar nga AKU )
Gjithashtu, për arsyen se subjekti ka vazhduar aktivitetin, ndërkohë që në QKB rezulton i pezulluar, për ushtrim aktiviteti të paregjistruar, në kundërshtim me Ligjin “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 100.000 lekë.

( Mishi i bllokuar nga AKU )
Autoriteti Kombëtar i Ushqim inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Mars, 10:37
Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?
-
E drejtë
45%
-
E gabuar
50.8%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 6692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
Kukësi prezanton trajnerin e ri, rikthen njeriun e titullit kampion
6 Mars, 15:40
-
Rikthehet kontrolli i pasaportave në Morinë, qytetarët: S’ka radhë në kufi
6 Mars, 13:45
-
Në kërkim nga Austria për trafik droge, 30-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës
5 Mars, 14:12
-
SPAK çon për gjykim kreun e Bashkisë Tropojë, Byberi dhe zv.kryetarin: Lejuan hapjen e dy rrugëve në kundërshtim me ligjin, 277 milionë lekë dëm
4 Mars, 12:53
-
Speciale/ Historia e Ali Kingjit nga Kukësi, dikur ishte djaloshi që kërcente në skenë e rrëshqiste në ski, sot rrobaqepës i kostumeve popullore
3 Mars, 08:10
-
'Amarcord' në Report Tv: Kush e shkatërroi ish-Hotel Turizmin e Ri të Kukësit?
2 Mars, 21:59
-
Golloborda dhe Gora kërkojnë të dalin bashki më vete, minoriteti maqedonas-qeverisë: Ndrysho hartën territoriale
2 Mars, 16:45
-
Rezultatet e primareve të PD në Kukës/ Mjeku Ibra më i votuari, deputeti Çelaj në vend të tretë
2 Mars, 09:55
-
Zyrtare/ FK Kukësi rrezikon qëndrimin në të Parën, dorëhiqet trajneri Allamani
1 Mars, 21:25
-
Kukës/ “Eshtë turp për ata që lypin vota në Surroj”, banorët të revoltuar: Rruga 30 vite pa asfalt, makinat u shkatërruan
1 Mars, 14:41
-
Mandarinat me pesticide/ Zv.ministri Jaupllari: Asnjë kilogram te konsumatori, u morën masa! Vuksani: AKU shkeli ligjin, ku shkuan 11 tonë? Dyshoj se u konsumuan, kancerogjene!
27 Shkurt, 14:27