Kurum kthen Elbasanin në pirg
mbeturinash, Ministria hesht

Kurum kthen Elbasanin në pirg<br />mbeturinash, Ministria hesht
Tym, blozë dhe grumbullim mbetjesh të çelikut dhe sfungjerit ditë edhe natë në zona të banuara. Kjo është veprimtaria e “Kurum” e cila hedh ku te mundet gjithçka nuk i duhet e koston e paguajnë jo vetëm banorët në fshatrat përreth, por edhe banorët e Elbasanit, Peqinit deri në Cërrik dhe Kuçovë. 
 
Më shqetësuese për banorët dhe ambientalistët është fusha e grumbullimit të mbeturinave e cila nuk plotëson asnjë kusht teknik, higjienik ose mjedisor, një vend jashtë çfarëdo lloj standardi. 

Fusha aktuale e mbeturinave me rrjedhjet dhe kullimit e lëngjeve të saj, ndot ujërat e lumit Shkumbin prej të cilit furnizohen kanalet ujitës jo vetëm të Fushës së Elbasanit, por edhe ato të Rrogozhinës e të Kavajës.
 
Kështu me anën e ujit të ndotur ndotet edhe toka, por edhe të gjitha perimet dhe produktet e tjera bujqësore e blegtorale të një rajoni shumë të gjerë me një popullsi mbi gjysmë milioni banorë. E gjithë kjo popullsi vuan pasojat katastrofike të ndotjes nga ajri, uji dhe toka.

Ndotja që vjen nga metalurgjiku është një “kontribut” që Kurum jep për klasifikimin e Shqipërisë ndër vendet me rrezikshmëri të lartë të ndotjes. 
 
Pushteti vendor distancohet nga ky skandal duka ia hedhur në përgjegjësi Inspektoriatit të Mjedisit për Depozitimin e Mbetjeve. 

Ndërsa ky i fundit ia delegon përgjegjësin për të kontrolluar industrinë e rëndë, konkretisht në KURUM, Ministrisë së Mjedisit. 

“Përsa i përket lejeve të mjedisit që leja e këtyre merret në ministrinë e mjedisit dhe kur planifikohet me kontroll, në bashkëpunim me ministrinë e mjedisit, të shkojmë dhe të bëjmë kontrollin.”- tha Gëzim Salla.

Por edhe institucioni i cili jep lejet për të kryer një aktivitet të tillë, i cili gjithashtu i ka dhënë lejen dhe duhet të monitorojë veprimtarinë e KURUM, Ministria e Mjedisit shmang çdo ditë e më shumë të japë një përgjigje për ndotjen që po ndodh në metalurgjik. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës