POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Arrestohet grupi kriminal 'Bajri', 11 të fortët me në krye Safet Rustemin (Emrat)

Detaje të reja kanë dalë për operacionin e zhvilluar dje në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam. Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Policia njofton se ditën e djeshme përveç Safet Bajrit (Rustemi), janë arrestuar edhe të tjerë persona, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. Hetimet kanë zgjatur 6 muaj, ku janë kryer përgjime dhe janë kryer hetime në bashkëpunim me shërbimet e huaja partnere. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, njofton se përveç policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, në këtë aksion është përfshirë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, që ka bashkëpunuar në shkëmbim informacioni.

Përveç të arrestuarve, policia njofton se 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mbi të arrestuarit e grupit rëndojnë disa akuza, 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i llotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Këtij grupi i janë sekuestruar gjatë aksionit 3 armë zjarri pistoletë, kanabis sativa, 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal, 3 makina dhe disa telefona.

Njoftimi i plotë i policisë

Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar "Oaz", në kuadër të Operacionit "Forca e Ligjit", si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.

Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ata janë:

1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg", për shtetasit: 

E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal "Bajri" kanë zgjatur mbi 6 muaj.

Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. 

Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i llotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", 'Moskallëzim krimi", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër. 

Grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.

Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. 

Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv.

Gjithashtu u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkëta operacionale, të mbështetura nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze.

Gjatë ditëve të operacionit për identifikimin dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm janë shkëmbyer me dhjetëra informacione, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoriteteve ligj zbatuese që asistojnë Prokurorinë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria sigurojnë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. 

Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Të arrestuarit akuzohen për gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Ata janë arrestuar pas një operacioni që policia e Shtetit ka zhvilluar në vend. Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku. 2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur.

Ora 13:07
RENEA prangos Bajrin në bilardo, si u hodhën dy pistoleta nga frika e policisë (Video)

Policia e Shtetit ka shpërndarë tashmë pamjet nga aksioni për kapjen e anëtarëve të grupit Bajri. Operacioni është shtrirë në Tiranë, Shkodër, Bruksel e Roterdam e të arrestuar në total kanë qenë 11 persona.Në video shihen momentet e shoqërimit të arrestuarit. Bien në sy masat e shumta të sigurisë, motorat e forcave Shqiponja, dhe anëtarët e grupit, shumë prej tyre të veshur me rroba sportive, atlete të bardha. Në momentin e arrestimit, Safet Bajri ka qenë në një bilardo në zonën e Xhamllikut, dhe sapo kanë hyrë forcat RENEA, shihen pistoletat e hedhura përtokë.

Ora 13:00
Resorti në Velipojë dhe lokali në Shkodër, ku i pastronin paratë grupi i Bajrajve (Foto)

Arrestimi i 11 personave pjesë e grupit kriminal Bajri në Shkodër, ka sjellë edhe sekuestrimin e aseseteve pasurore. Përveç drogës, makinave dhe armëve, që policia iu sekuestroi të arrestuarve, pjesë e aseteve është edhe një resort dhe lokal në Shkodër.

Siç shihni edhe në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, grupi ka në pronësi këtë resort në Velipojë. Resort Oaz është në pronësi të Bajrajve dhe u sekuestrua nga policia e Shtetit. Operacioni u kodua Oaz marrë shkas nga resorti që grupi dispononte.

Resorti në pronësi të grupit të Bajrajve në Shkodër
f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Pjesa tjeter: 24/09/2018 18:45

    Per tan ju qe bani tifo per njenen band e shani banden tjeter, a jeni ne terezi ?! Shkodra nuk ka nevoje per te fort e vagabonda, por per puntore, sportista, artista. Turp te ju vijn.

    Përgjigju
  • lul007: 23/09/2018 00:32

    ca trimi luli,, spiun po,, te ishte trim nuk thente qafen te ikete ne greqi po te rrinte ne shkoder

    Përgjigju
  • Po lict ?: 22/09/2018 23:11

    Djali tat licit e din tan shkodra se asht vrases me pages. Hetone e vene ok ne pergjim se dicka tesh Po del prej tij

    Përgjigju
    • Jan familje: 23/09/2018 01:05

      Spiunash edhe nuk i kap shteti eshe mundsisht jan te kurdis naj kurth me ato prova qe paskan lan ne ngjarjen e ferracakut , familje pa burrni intringantash te pa bese tan jeten . Po dhe jo per shume gjate !

  • matrix: 22/09/2018 22:27

    shkodrani nese je nga shkodra duhet ta dish qe lul kulla eshte kunati i liceve

    Përgjigju
    • Per ty matrix: 22/09/2018 23:07

      E ti b*tha jote qa deshte me na diftu me kyt, a mos duhet me vu edhe na tjeret llamarina tesh

  • world w3: 22/09/2018 19:10

    T'gjallt me t'gjallt e t'veduknit ne t'vdeknit...besoj se nuk bahet fjale se kta jane vu n'gare se kush eshte ma i forte ne sy tpopullit por kush kontrollon ma shume territor,si puna e ujqve...edhe sikur te kesh gjysmen e dyrnjase gjithmone ke me pyt se kush e ka gjysmen tjeter,kuptohet psepprangoset..Prangoset nje ''i forte'' con krytin nje tjt...se ligsia s'ka fund,Zoti kshu na ka kriju..

    Përgjigju
  • tepeliasi: 22/09/2018 16:31

    Mir Kocin e ka vra Mehdi Ivziku me Blert Cafin

    Përgjigju
    • Shkodra e Trimave: 15/12/2018 23:17

      O bob, ca je to than ata qe ke permend ti mas viteve 90 skan ken hiq te fort , ata e para nuk jan SHKODRAN por malok e fshatarruk e dyta te FORTIT E SHKODRES kan ken tjer qe jan majt edhe qysh ne kohen e komunizmit si puna e. FERIR BAJRI, ARTUR ALIBALI, PAT KATICA. I pari FERIT BAJRI djali ma i fort dhe trim te shkodres qe asht majt qysh ne kohen e komunizmit , qe i rrate tan njerzit e xhdo lloj rrace i delte para, ishte nerr djem ma te fort te veriut paulin radovani e ka majt si bodigardin kryesor qe kur i nollte naj problem e kishte FERITIN qe ja myllte ne sekonda . Artur Alibali edhe aj po qe asht ishte ner te fortet e shkodres djal 2 metra dhe kush i bite ne qash ja kallxonte mir dhe ishte i njofton ne tan shqipnin. PAT KATICA ishte edhe ai shum i fort dhe trim. Shoku DJEM SHKODRAN jan majt historikisht si djem ma t shkathte e trima te tan shipnis, mas harro qe malsoret dhe fshatarret kur erdhi sali berisha qe hapi armet i banite fort se kur ishin pa arm ne komunizem rrinin si leprat e servila ata qe i din se kush jan trimat e vertet nuk i harron kohen. JENA DJEM SHKODRAN NA XHDO LLOJ HASMIT I DALIM FITOR

    • Emigranti: 23/09/2018 20:12

      Po baba i Mirit a esht te kto të fortët në Shkodër apo dominon fisi bajri në të gjithë Shkodrën?

    • eldi: 23/09/2018 18:53

      a eshte e vertete qe babi i mirit eshte shume i fuqishem dhe e kane shume frike cafet ata qe kan ngel se asllani dhe cimi kan mdru jete?

    • bob: 23/09/2018 18:29

      te fortet e shkodres nga viti 90 e ne vijim jane esad valbona, ferederik dhe gjon gjeka, gjergj bardhaj, tellozet qe i vrau cimi me asllan cafin, artur talani qe e vrau mir kocia. grupi i cafeve ka qene me i rrezikshmi me lidhje shume te forta me grupet e tiranes dhe durresit ku dhe strehoeshin kur ishin ne kerkim. te rrezikshem dhe ata dukagjinsit qe i vrau vid shega. por sot krimi eshte me i organizuar ne shkoder ndryshe nga vite me pare nuk e mer persiper autorsin kjo ndodhi mbasi grupet e shkodres u lidhen mgushte me grupet e tiranes dhe durresit. keto qe ndodhin sot ne shkoder kan ndodh ne tirane ne vitet 98-2002 ku numerohen 40 viktima dhe vrasje me snajper dhe antitank.

    • Dudas: 23/09/2018 07:32

      Shim mllef keni me mirin e keni ndij mungesen e Tij ner gra kta EMR morrash si permend rahmetlia si ka lab me kalu pragun e ders

    • O emigrant: 22/09/2018 22:52

      Bajret jan ma te fortet , lict i ke tu u msheh si minjt kan me i shkaterru bajret krejt lict me ket qe kan ba . Kurse sa per caft si kan problem hic , e Bani safeti me ik ne azil nipin e blertit se qe tu e vra ne mes te evasionit

    • eldi: 22/09/2018 22:16

      tepeliasi duket qe ke shume info mbase ngaqe mirin e ke pas ne lagje?! ai ivziku duhet te ishte me burg po ashtu bled dhe jo blert cafi duhet te ishte ne burg. thone qe babi i mirit eshte shume i fuqishem si eshte e verteta.

    • Justice: 22/09/2018 19:13

      Nuk ka te forte harrojeni...ka individe qe perfitojne nga situatat dhe lidhjet politike...kur i shkeputen lidhjet harroen.

    • Emigranti: 22/09/2018 18:44

      Kush janë më të fortë tash ne shkoder. Fisi bajri, fisi lici apo kociat e fisi cafi?

    • fieri: 22/09/2018 17:42

      po bajret boshnjak jan??

  • fieri: 22/09/2018 16:05

    tani bajret jan kunder lul kulles dhe tat licit ?? po ne kte perplasje me shum viktima ka pesuar fisi lici me vrasjen e nje prej pjestareve te vet drejperdrejt dhe me plagosjen e rend te lul kulles kunatit te vrarit para nje muaj ? po mir kocin kush e vrau apo ishin perplasje te tjera se dhe ai mbahej si me tmeri shkodres??

    Përgjigju
  • perashi: 22/09/2018 15:37

    respekte per ish shefin e policise Mustafa Licin ju a rrasi Bajreve tju sjellen tani nga Shpija

    Përgjigju
    • hahaha: 23/09/2018 01:01

      Edhe pse i kan fut tan mren jan ba spiuna m*** skan beth me dal ne rruge si tat lic spiuni me gjith qa ka mrapa . Tata mendon se asht tu i fundos kshu por nuk e din se nuk mund tja dale kurr , ai ka frike hijen e vet tash e jo ma me dal ne rruge

  • BACALLEKU: 22/09/2018 15:35

    nje respekt per nje burr tmir qe ka shkodra Lul Kullen asht njeri i drejtes ju tregoj rrugen Bajreve se kishte dit edhe ndryshe duhet me falenderu Lulin se ju fali jeten

    Përgjigju
  • a.a: 22/09/2018 15:34

    LUL KULLA JU A FUTI BAJREVE ME SHTET

    Përgjigju
  • Tirona: 22/09/2018 13:44

    O shkodran fisi bajri nuk shuhet si hije do i keni prap aty mes jush, un nuk i njoh fare po ket qeveri qe kemi ne dark i kapin e ne mengjes i shlojn

    Përgjigju
    • Tirona hallall: 23/09/2018 14:28

      tirona e ke then te verteten shok

  • Fredi: 22/09/2018 13:11

    Goditje e sakte! Respekte per Policine ne kete rast. Kontrolli para dy javesh nga Renea qe PD-stet e quajten show kishte tjeter qellim.

    Përgjigju
  • shkodrani: 22/09/2018 11:45

    respekte per Lul Kullen do ju mbyll si minjt fisin Bajri dhe Licet

    Përgjigju
    • Dobrac: 22/09/2018 15:09

      A thu je ti lul tu komentu

    • Per ty shkodran: 22/09/2018 13:52

      Dot jesh edhe ti spiun si luli , ta q* gjakun

    • Fredi: 22/09/2018 13:10

      Na sqaro pak o shkodrani?